Vijon situata e tensionuar para godinës së parlamentit. Duket se gazit të policisë nuk i shpëton as kreu i PD-së, Lulzim Basha.
“Do të fitojmë. Rama do të largohet. Se sa do të qëndrojmë e vendosin njerëzit. I vetmi kompromis që nuk bëhet është largimi i Ramës”, u shpreh kreu i PD-së, por fjala e tij u ndërpre për shkak të një sulmi tjetër me gaz lotsjellës.