BallinaAktualitetMonika Kryemadhi: Mirënjohje protestuesve, Rama është i larguar

Monika Kryemadhi: Mirënjohje protestuesve, Rama është i larguar

spot_img
spot_img

Pak minuta pasi Lulzim Basha anonçoi mbylljen e protestës nga selia blu, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zgjodhi selinë e LSI-së për të bërë deklaratën përfundimtare.

Ajo e nisi me falënderime për protestuesit e mbështetësit dhe me kritika për policët që hodhën gaz, për të vazhduar me kryeministrin, i cili siç tha është tashmë i larguar.

“Falenderoj protestuesit që përballuan një nga protestat më të mëdha të tranzicionit. Falenderoj gjithë shqiptarët, falënderoj shoferët e autobusëve që janë gjobitur nga policia e Edi Ramës, i siguroj që do i marrin paratë një nga një. Falënderoj gazetarët e terrenit që s’na janë ndarë në asnjë moment. Ju bëj thirrje atyre që dhanë urdhër të lëshojnë gazin, t’i bëjnë llogaritë mirë se hesapet i kanë me mijëra protestues që ishin në shesh. Shqiptarët treguan edhe njëherë që Rama ka dështuar me politikën e tij, me ekonominë, me drejtësinë me të ardhmen e shqiptarëve. Një njeri i dështuar që ka frikë të përballet me popullin e tij është i larguar”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular