BallinaKronikeHakmarrja/Shkon në 45 numri i të shoqëruarve që morën pjesë dje në...

Hakmarrja/Shkon në 45 numri i të shoqëruarve që morën pjesë dje në protestën e opozitës

Menjëherë pas protestës së opozitës, mbrëmjen e djeshme policia nisi shoqërimet në komisariat.

Rreth orës 23:00 numri i të shoqëruarve shkonte në 20, ndërsa burime mediatike bëjnë me dije se deri në këto momenete numri i të arrestuarve shkon në më shumë se 45 persona.

Pas mbylljes së protestës së opozitës në komisariat mbërritën ish-deputetë të PD dhe kërkuan lirimin e të shoqëruarve. Në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë shkoi Edmond Spaho, Bardh Spahia, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi, Klevis Balliu dhe Edi Paloka.

Ish-deputetët kërkuan një takim me përfaqësues të policisë, por i është thënë se protestuesit janë shoqëruar nëpër komisariate dhe më pas do të sillen në drejtori.

Shoqërimi i protestuesve është bërë pasi dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme kundrejt forcave të policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular