BallinaAktualitetRrëfehet Nikoll Lesi: Biseda e tensionuar me Ardi Veliun dhe mesazhet me...

Rrëfehet Nikoll Lesi: Biseda e tensionuar me Ardi Veliun dhe mesazhet me Ramën për SPAK-un

Botuesi i gazetës ‘Koha Jonë’ Nikoll Lesi, komenton incidentin që pati me policinë me 13 prill, pak minuta para fillimit të protestës së opozitës. Tani që kanë kaluar dy ditë, Lesi thekson se nuk u dhunua nga policia dhe se ngjarja ishte sporadike në një kohë që pasi telefonoi Drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu, patrulla e policisë u largua.

“Më kapën për të më nxjerrë nga makina pasi aty u ofruan edhe disa efektivë të tjerë, kishte një gërvishtje të lehtë por nuk mund të them se u dhunova. Isha pak i acaruar, ndërkohë mbylla derën dhe mora në telefon Ardi Veliun dhe për dy minuta u larguan. Pata një bisedë të tensionuar me Veliun pasi ishte një sjellje jo narmale nga policia. Ai më mirëkuptoi besoi dhe u tregua i qetë dhe i sjellshëm”, sqaron Lesi ne nje interviste per televizionin ‘Fax News’.

Lesi i kërkon kryeministrit Rama të bëjë dy hapa pas që kriza politike të zgjidhet, ndërsa zbulon se herë pas herë komunikon me të.  “Si punëdhënës i tij, sepse e kam patur gazetar në redaksi, mua nuk besoj se më intimidon dot. Unë mendoj se për shkak të situatës politike në vend, dhe nëse dëshiron të shkruajë historinë për shtetin dhe jo për pushtetin, duhet të bëjë dy hapa pas dhe jo një. Ai do të ikë një ditë sepse nuk mund të jetë i përjetshëm.

Zoti Rama si një ish-koleg i imi, sepse unë kam kaluar kryeministra dhe presidentë të ndryshëm, një njeri normal që mendon para së gjithash për stabilitetin e vendit, duhet të thotë; ja urdhëroni, jap tërheqjen, shkon në zgjedhje dhe nëse ai nuk i ka blerë votat, po i fitoi të bëhet edhe drejtues i SPAK-ut, madje në një komunikim që herë pas here ne e gricim njëri-tjetrin, ai më shumë, i thashë një gjë të tillë. Kam parë shumë të pushtetshëm që kanë bërë si arrogant, si të fortë, si të lidhur deri diku me krimin, por kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë, uroj që kjo të mos ndodh me Ramën”, nënvizoi Lesi, që gjeti rastin ti bënte apel ministrit Sandër Lleshaj të mos jap urdhra për dhunimin e protestueseve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular