BallinaKryesoreArta Dade flet për krijimin e një lëvizje brenda PS-së

Arta Dade flet për krijimin e një lëvizje brenda PS-së

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Arta Dade në një intervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora foli për nevojën që ka Shqipëria për krijimin e një lëvizje brenda PS-së, që do të mendojë për interesat e Shqipërisë.

Arta Dade: Në konceptin tim e kam konsideruar veten time lidere. Sipas konceptit tim në Shqipëri mungojnë liderët. Kemi të bëjmë vetëm me drejtues të partive politike. Dikur PS mendonte se mund të sakrifikonte pushtetin për të bërë shtetin, ndërsa tani forcat politike kërkojnë të sakrifikojnë shtetin për të mbajtur me thonj pushtetin, ose për të ardhur me rrugë të gabuara drejt pushtetit. Besoj se për sa kohë mungon vullneti politik dhe këtu dua të inkurajoj kolegët e mi që ndodhen në grupin e mazhorancës, zërat nuk kanë munguar. Kujtoj Bushatin që bëri thirrje për dialog. Ne duhet ta gjejmë forcën që të mendojmë për interesa madhore të Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular