BallinaSportMrekulli në Torino, Barcelona e Ajax kualifikohen në gjysëmfinalen e Champions

Mrekulli në Torino, Barcelona e Ajax kualifikohen në gjysëmfinalen e Champions

Endrra “tripletë” mbetet ende në sirtarin e Juventusit.

Bardhezinjtë janë eliminuar me shumë bujë nga “hirushja” e kompeticionit, UEFA Champions League, Ajaxi. Holandezët fituan me përmbysje në Torino 2-1, duke u kualifikuar për në raundin gjysëmfinal të Champions League.

Edhe pse kaluan në avantazh me anë të Cristiano Ronaldos, të besuarit e Ten Hag arritën që të gjenin rrugën e suksesit. Van de Beek dhe De Ligt ishin autorët e golave të përmbysjes. Pas kësaj fitoreje, Ajax kualifikohet në gjysëmfinale me rezultatin e përgjithshëm, 3-2.

Në raundin tjetër kaloi edhe Barcelona. Katalanasit mposhtën 3-0 Manchester United në ndeshjen e dytë, duke kaluar në gjysëmfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Lionel Messi realizoi një dopietë, ndërkohë që goli tjetër u realizua nga Philippe Coutinho.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular