BallinaKryesoreBasha: Vendimi i Hollandës, akt mosbesimi ndaj qeverisë, vizat s'do të...

Basha: Vendimi i Hollandës, akt mosbesimi ndaj qeverisë, vizat s’do të rikthehen, Shqipëria do të ketë maxhoramcë që lufton krimin

Ajo që ka ndodhur në parlamentin e Holandës për rivendosjen e vizave për shqiptarët ka 3 domethënie.
E para, ky nuk është një akt racizmi ndaj popullit shqiptar. Ky është një akt i pastër mosbesimi ndaj qeverisë aktuale.
Për çfarë arsyeje? Sepse prej më shumë se 3 vitesh, policia holandeze dhe autoritetet e drejtësisë dhe ligjit në Holandë kanë konstatuar jo thjesht një rritje të numrit të krimeve të kryera nga rrjetet kriminale me bazë në Shqipëri, por rritje të influencës së tyre financiare dhe organizative.
Disa prej këtyre raporteve që janë publikuar edhe në median shqiptare tregojnë se këto rrjete kriminale, duke operuar me bazë Shqipërinë kanë futur në dorë edhe trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt portit të Roterdamit apo Anversës në Belgjikë, sikundër kanë bërë edhe në qytete të tjera të rëndësishme të Evropës, nga Londra në Hamburg e gjetkë.
Me paratë e drogës, edhe nga Amerika Latine, këto banda janë bërë kaq të fuqishme saqë po të lexosh raportet e autoriteteve holandeze, kupton se tani kanë filluar të paraqesin një rrezik të madh edhe për pastrimin e parave.
Regjimi i vizave nuk do te kthehet
Kjo që po ndodh është sistematike. Krim në Holandë ka pasur, ka dhe do të ketë si në çdo vend tjetër të botës. Por kjo që po na ndodh me krimin e organizuar shqiptar është sistematike, sepse, siç e thotë dhe raporti I DASH, Shqipëria është kthyer në një bazë operacionesh të rrjeteve kriminale që veprojnë nga Amerika e Jugut në Amerikë të Veriut, nga lindja e mesme në Shqipëri. Çfarë domethënë bazë operacionale? Në rradhë të parë nqë është bërë magazinë e krimit. Në rradhë të dytë, se është bërë lavatriçe ne krimit.
Këtu kemi një shtet që është tërësisht I kapur nga krimi. Është e kapur ekonomia, është e kapur politika. Është kapur sistemi zgjedhor. Janë kapur të gjitha institucionet.
Sonila Meço: Vendimi I Holandës me gjasë nuk do të ndodhë, pasi do I propozohet BE-së…?
Basha:  Me gjasë deri atëherë do të kemi një maxhorancë të re shqiptare që me gjasë do të jetë e njëjta maxhorancë dhe e njëjta parti që hoqi vizat.
Së dyti, shumëkush, në veçanti avokatët e pakët, gjithmonë e më të pakët të kësaj qeveri thonë: po krim ka pasur gjithmonë, drogë ka pasur gjithmonë. Po ja pra, sot jemi në 2019-ën, nëntë vjet përpara në 2010-ën kishte një qeveri  që I hoqi vizat për shqiptarët. Dhe po të shohësh raportet e BE dhe të DASH, për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës do të shohësh se Shqipëria jo vetëm që nuk nxihet, por lavdërohet për luftën kundër krimit. Ishin përpjekjet kundër në luftën kundër krimit të organizuar që hoqën vizat për shqiptarët.
Natyrisht edhe 150 detyra të tjera: pasaportat biometrike, integrimi I kontrollit të kufijve etj. Morën fund trafiqet e paligjëshme, humbja e jetëve në det me skafe. Të gjitha këto morën fund sepse u luftua krimi. Ja pra ku është lidhja, se thonë se pse flsini vetëm për krimin. Ja pra çfarë solli krimi! Ky është hapi I parë për ti rikthyer vizat shqiptarëve. Është hera e parë në botë, është e paprecedentë që një vend që ka votuar të ja heqë vizat, tani voton të jua rikthejë vizat. Nuk ka ndodhur në botë diçka e tillë. Ky është tregues I qartë I shembjes totale dhe kapjes totale të shtetit.

E treta! Çfarë prisni ju, që një shtet që parlamenti I tij kërkon kthimin e vizave do të votojë për hapjen e negociatave?! Absolutisht jo. As Holanda, as Gjermania, as shtetet e tjera. Njësoj sa ç’ kanë votuar këto vite të sundimit të Edi Ramës, aq do të votojnë për hapjen e negociatave.
Kjo është një pareathënie shumë e keqe se në qoftë se nuk ka ndryshim transformues, pra ndryshim të thellë, Shqipërisë prap nuk do ti happen negociatat. Është një goditje e rëndë për vendin. Është një goditje e rëndë për qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, të cilët tani do të paguajnë faturën e rtaktllëkut, e paktit të Edi Ramës me krimin e organizuar. E kanë paguar në shumë fusha, tani do ta paguajnë edhe në lëvizjen e lirë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular