BallinaAktualitet(Video)/Lulzim Basha: Data e zgjedhjeve do të shtyhet. Zgjedhje më 30 qershor...

(Video)/Lulzim Basha: Data e zgjedhjeve do të shtyhet. Zgjedhje më 30 qershor nuk ka për të patur!

30 qershori është një datë për zgjedhjet lokale. PS ka nisur fushatën e saj.

Basha: Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet. Zgjedhje lokale me 30 qershor nuk ka për të patur. Ka më drejt se kjo?! Pa u ndëshkuar krimi elektoral; duke filluar me krimin elektoral të pushtetit vendor me Dibrën e 2016-ës, pa u ndëshkuar përgjegjësit për krimet elektorale, as që mund të mendohet të garantohet një proces zgjedhor. Derisa nuk garantohet një proces zgjedhor si mund të ketë zgjedhje fallco. Zgjedhje fallco nuk do të ketë.

Basha: Nuk ma kishte marrë mendja kurrë që në 2005-ën, kur u futa në politikë, se në 2019-ën ne do të diskutonim akoma blerjen apo kërcënimin e votës nga kriminelët.

Nuk do të ma kishte marrë mendja kurrë se në 2010-ën, kur hoqëm vizat për shqipatrët, do të kërkonin të na rikthenin vizat për shkak të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar.

 Palmer tha se kjo qeveri është legjitime dhe se shkuarja në zgjedhje pa opozitën do të ishte fatkeqësi dhe do të duhej të ishte në Parlament?

Basha: Opozita ka kërkuar të jetë në parlament, por nuk ka patur parlament. Dhe opozita do qê të marrë pjesë në zgjedhje, por nuk pranon më zgjedhje fallco.

Ne, opozita dhe qytetarët qê duan t’i japi fund tranzicionit, kemi marrë një vendim: gjedhje fallco nuk ka më.

Ne duam zgjedhje me të njëjtat standarde që kanë dhe gëzojnë qytetarët. Me të njëjtat standarde që gëzojnë qyetratët e këtyre diplomatëve të vendeve që vijnë e flasin këtu.

Dhe këtë ua kam thënë fare qartë: zotëri, standarde të Afrikës Ekuatoriale nuk pranojmë më! Nuk pranojmë më standarde të republikave të dështuara të Kaukazit. Shqipëria do të shkojë në Europë dhe nuk shkon në Europë pa patur zgjedhje me standarde europiane. Çfarë kërkojmë ne?! Zgjedhje me standarde europiane.

bazë Shqipërinë kanë futur në dorë edhe trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt portit të Roterdamit apo Anversës në Belgjikë, sikundër kanë bërë edhe në qytete të tjera të rëndësishme të Evropës, nga Londra në Hamburg e gjetkë.

Me paratë e drogës, edhe nga Amerika Latine, këto banda janë bërë kaq të fuqishme saqë po të lexosh raportet e autoriteteve holandeze, kupton se tani kanë filluar të paraqesin një rrezik të madh edhe për pastrimin e parave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular