BallinaBotaAksident tragjik në Portugali, autobusi me turistë bie mbi një shtëpi, 28...

Aksident tragjik në Portugali, autobusi me turistë bie mbi një shtëpi, 28 viktima

Një autobus turistësh është përmbysur në ishullin e Madeira, në Portugali, duke shkaktuar të paktën 28 viktima, sipas autoriteteve portugeze. Lajmin e bën të ditur agjencia portugeze e shtypit Lusa.

‘Ka viktima por numri nuk është akoma i sigurt’, ka thënë kryebashkiaku Filipe Sousa. Shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit që ka rënë mbi një shtëpi, në një skarpat në zonën e Canico, në Santa Cruz. Viktimat besohet se janë të gjithë me kombësi gjermane. Në bordin e mjetit udhëtonin 57 pasagjerë.

Sipas bashkiakut Sousa, janë 17 gra dhe 11 burra. Grupi ndodhej në Santa Cruz, në zonën e hoteleve të Quinta Splendida dhe po transferohej në Funchal. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.30 (19.30 me orën tonë), në një kthesë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular