BallinaAktualitetDeklarata e ekspertit Albert Keçi: "Gazi që hidhet në protestë përdoret për...

Deklarata e ekspertit Albert Keçi: “Gazi që hidhet në protestë përdoret për shkatërrim në masë”

Eksperti Albert Keçi, tha në emisionin  “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, se gazi që përdoret në protesta është i rrezikshëm.

Keçi ka zbuluar se bëhet fjalë për gaz CS dhe përdoret edhe te armët e shkatërrimit në masë.

“Gazi që përdoret në protestë është gaz CS. Ky është gaz shumë i rrezikshëm. Është gaz i njëjtë që përdoret te armët e shkatërrimit në masë. Është i njëjti gaz, por se në ato raste përdoret në përqendrim masiv. Madje, ky gaz është përdorur edhe në luftëra, edhe në Siri, por sigurisht më i përqendruar.

Nga ky gaz, shumë persona kanë pasoja të rënda, jo vetëm të vjella, jo vetëm marrje mendsh, por pasoja në shëndet, që mund të jenë me efekte paralizuese, të përhershme. Në rast se përdoret gazi me përqendrim të madh, mund të sjellë pasoja të pakthyeshme.

Kur ky gaz përdoret në përqendrim të madh, mund të sjellë pasoja edhe te kalimtarët, te bizneset. Sigurisht, që ata që dalin në protestë nuk duhet të kenë frikë, por të kenë kujdes”, tha eksperti Keçi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular