BallinaAktualitetKujtim Gjuzi: Gruaja më la pasi pranova mandatin e deputetit

Kujtim Gjuzi: Gruaja më la pasi pranova mandatin e deputetit

Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore, në proces divorci në Gjykatën e Tiranës, pas mosmarrëveshjeve me bashkëshorten kur vendosi të pranojë mandatin e deputetit. Vetë Gjuzi pranon problemet brenda në familjen e tij, ku të përfshirë janë edhe të afërm të bashkëshortes. Ai rrëfen se ka qenë kunata, motra e gruas e cila e ka kërcënuar në shtëpinë e tij, për të mos pranuar mandatin. Ai thotë se i është drejtuar policisë ku ka kallëzuar kunatën dhe nga këtu sherri brenda familjes merr përmasa serioze.

Më kanë hyrë edhe në shtëpi, jo vetëm me lajme. Në datë 19 shkurt kunata ime, motra e gruas më ka nisur një mesazh fyes, shumë fyes dhe unë i kam bërë një kallëzim penal zonjës. Bashkëshortja më ka kërkuar ta tërheq kallëzimin dhe unë i thashë jo, nuk e tërheq.

Të nesërmen, pra me datë 20 shkurt ajo ka paraqitur një kërkesë për divorc. Si unë dhe bashkëshortja jemi ende në një shtëpi, pra nuk është përfundimtare ndarja. Them që më janë futur në shtëpi, pasi nipi i kunatës dhe gruas time është nënkryetar i bashkisë Shkodër. Kanë ndërhyrë gjithandej me presione dhe kërcënime që unë mos të marrë mandatin”, është shprehur Kujtim Gjuzi për GSH.

Kujtim Gjuzi renditet i 19-ti në listat shumëemërore të PD në Qarkun e Durrësit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular