BallinaAktualitetAmbasadori i BE mbledh nesër aleatët e Bashës për krizën politike

Ambasadori i BE mbledh nesër aleatët e Bashës për krizën politike

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka thirrur të enjten në një takim aleatët e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me kerkese te ketyre te fundit. Takimi do të nisë në orën 16:00 pranë zyrave të BE-së në Tiranë, ndërsa në fokus do të jetë situata politike.

Një ditë më parë partitë aleate të PD-së si LSI-ja, LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, firmosën formimin e koalicionit opozitar, i cili sipas tyre, synon krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. Ditën e nesërme, e enjte 25 prill, ora 16:00, pranë zyrave të delegacionit të BE-së në Tiranë, krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, do të zhvillojnë një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri z. Luigi Soreca. Takimi ka në fokus situatën politike në vend”-thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular