Një aksident tragjik i ka marrë jetën sot një shqiptari në Itali, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Siç raportojnë mediat lokale, aksidenti ndodhi këtë të mërkurë në rrugën Kennedy, në Pianvallico të Firences.
Viktimë e aksidentit ka mbetur një 26-vjeçar, ku mediat fqinje e identifikojnë vetën me iniciale K.E, ndërsa dy të plagosurit janë përkatësisht 19 dhe 26 vjeç. Mësohet se njëri prej të plagosurve është vëllai i viktimës. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë katër autoambulanca, zjarrfikësit, por edhe karabinierët të cilët bënë të mundur nxjerrjen e të plagosurve dhe trupin e viktimës nga makina. Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dyshohet se ata po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara. Mediat raportojnë se tre shqiptarët jetonin në zonën e Scarperia. Ky është rasti i dytë me vdekje në pak ditë.