BallinaAktualitetRidvan Bode thyen heshtjen: Ja përmes kujt ma solli mesazhin dhe pse...

Ridvan Bode thyen heshtjen: Ja përmes kujt ma solli mesazhin dhe pse pranova propozimin e Ramës

Ish- ministri Ridvan Bode thotë se është shkëputur përfundimisht nga politika. Dikur krahu i djathtë i Berishës sidomos për financat e vendit thotë se aktivitetin e tij në politikë e ka mbyllur.

Për zgjedhjen e tij nga Edi Rama në Bordin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u bë shumë zhurmë politike gjatë vitit 2018, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se kërkon të blejë njerëzit e saj.

Por zoti Bode ka treguar se si ka marrë propozimin nga kryeministrin për këtë pozicion dhe si vendosi më pasë ta pranojë.

“Eksperienca ime e gjatë në çështjet e financave publike dhe kontributeve që kam dhënë, për shkak të angazhimit tim politik në fushën e ekonomisë dhe të financave të vendit, ishte intriguese pas momentin kur unë nuk isha më në politik. Praktikisht, pas zgjedhjeve të vitit 2017 nuk kam qenë i angazhuar. E vërteta është se nuk kam pasur asnjë kontakt me zotin Rama më përpara. Ka qenë një ftesë e tij, një propozim i tij me mesazh dhe përmes një individi. Kam diskutuar me njerëzit që kam bashkëpunuar gjatë dhe kam marrë këtë vendim, duke konsideruar një pozicion që nuk ka të bëjë fare me politikën, aq më pak me qeverinë, një pozicion në të cilin mund të jap kontributin tim dhe eksperiencën time të gjatë në fushën e financave publike dhe në fushën e ekonomisë së vendit. Po ashtu, me interes për të kontribuuar në vijimësi edhe me dijet e mia në një institucion shumë serioz dhe shumë kredibël të vendit”, tha Bode në një intervistë televizive.

Vetë kryeministri Rama ka shpjeguar se e ka zgjedhur atë për shkak të aftësive profesionale, me qëllim për t’i shërbyer Bankës së Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular