BallinaAktualitetAktori denoncon çfarë ka ndodhur natën me TK, Vokshi: Rama e dha...

Aktori denoncon çfarë ka ndodhur natën me TK, Vokshi: Rama e dha urdhërin e çmontimit…

Aktori Neritan Liçaj ka denoncuar me foto se gjatë natës në Teatrin Kombëtar janë hequr germat në ballinë të godinës.

Aktori, një nga zërat kundër shembjes së teatrit, e ka cilësuar një veprim të ulët dhe bën përgjegjës kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj.

Reagon PD

PD ka reaguar përmes ish-deputetes Albana Vokshi lidhur me heqjen e gërmave nga godina e Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në facebook, Vokshi shkruan se kryeministri Rama urdhëron cmontimin pa zhurmë e fshehurazi, të Teatrit Kombëtar.

“Në orët e vona të natës, si skuth, Rama urdhëroi heqjen  vjedhurazi, të gërmave të Teatrit Kombëtar, për të na kujtuar që nuk ka hequr dorë nga shembja djallëzore e ndërtesës historike. Rama po vjedh pronën publike, trashegiminë kulturore, historinë e qytetit për të pastruar me kulla betoni qindra miliona euro nga korrupsioni. Le ta provojë! Teatrin Kombëtar do ta mbrojmë me cdo mjet e me cdo kosto!” shkruan Vokshi në facebook.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular