BallinaAktualitetAvni Delvina godet sërish: Një vampir në parlament, ka nisur të kafshojë!

Avni Delvina godet sërish: Një vampir në parlament, ka nisur të kafshojë!

Debatin e madh që është shkaktuar së fundmi, për statusin kriminal të një pjese të njerëzve që udhëhoqën luftën partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ka trajtuar në një punë të tij, edhe artisti i mirënjohur  Avni Delvina.

U bë një kohë që mes deputetit të mazhorancës Spartak Braho dhe kryetarit të Institutit për Studimet e Krimeve dhe Pasojave  të komunizmit, ka plasur një luftë e cila nga ana e të parit ka kaluar deri në kërcënime.

Shkak i gjithë këtij debati ku janë përfshirë shumë figura të rëndësishme nga të dy kampet, ka qenë një libër i studiuesit, Çelo Hoxha, në të cilin gjendet një listë e gjatë me emrat e komandantëve apo pjesëmarrësve të tjerë, të cilët përveçse kanë marrë pjesë në luftën kundër nazi-fashizmit, kanë bërë sipas dëshmive që ofron autori, edhe krime vëllavrasëse në ato kohë.

Pikërisht këtë debat me protagonist deputetin Braho, e ka pasqyruar edhe artisti Delvina, nëpërmjet veprës së radhës ku deputeti shfaqet si një vampir që kafshon librin studimor të Çelo Hoxhës, i cili u bë edhe shkas për gjithë këtë debat jo vetëm historik tashmë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular