Kush e vrau babain tim? Vajza e Admir Murataj i kërkon prokurorisë të zbulojë autorët e vrasjes së babait të saj, i cili mbeti i vrarë më 9 prill 2019 gjatë shkëmbimit të zjarrit me FNSH-në teksa po largohej nga Rinasi me thasët me 6 milionë euro
Padia është depozituar nga vajza e Murataj pranë Prokurorisë së Shkalles se Pare per Krime te Renda Tiranë dhe mban datën 2 maj 2019. Familja e Admir Murataj kërkon zgjerimin e hetimeve duke marrë të dyshuar edhe grupin e FNSh-se qe mori pjese ne aksion. Vetë avokati i familjes deklaroi për mediat se “ka dyshime të arsyeshme se Admir Murataj mund të jetë vrarë me dashje”.
RTV Ora siguroi kërkesën e Irini Murataj e cila përfaqësohet nga avokati Arbër Hoxha.
Lënda e padise: Kërkesë per zgjerimini e rrethit te personave nen hetim, duke marre si te dyshuar,per kryerjen e veprave penale « Shperdorim Detyre », « Vrasje me Dashje » ose « Vrasje e kryer ne kapercim e mbroties se nevojshme » parashikuar perkatesisht nga neni 248, 76,dhe 83 i Kodit Penal ; edhe punojesit e Policise Shtetit konkretisht : F.N.SH. si grup i nderhyries dhe ndjekies se veprimeve, te personave te dyshuar per grabitien ku ne te cilen ka mbetur i vrare i ndjeri shtetasi Admir Murataj.
Kush e vrau Admir Murataj?
Ne kerkese kërkohet të merren si të dyshuar edhe grupi i FNSh-se. Gjithashtu vajza do te dije identitetin e grupit te FNSH qe moren pjese ne shkembimin e zjarrit
“Marre shkas nga mekanizmi i vrasjes dhe shkaku i vdekjes ( vetem nje vrime tejshkuse ne koken e viktimes)jemi te mendimit qe rrethi i personave nen hetim duhet te zgjerohet duke marre si te dyshuar,per kryerjen e veprave penale
«Shperdorim Detyre », « Vrasje me Dashje » ose « Vrasje e kryer ne kapercim e mbroties se nevojshme » parashikuar perkatesisht nga neni 248, 76,dhe 83 i Kodit Penal ; edhe punojesit e Policise Shtetit konkretisht : F.N.SH. si grup i Nderhyrjes dhe ndjekjes se veprimeve, te personave te dyshuar per grabitjen, ne te cilen ka mbetur i vrare i ndjeri shtetasi Admir Murataj” thuhet në kërkesë.
“Cilet kane qene punonjesit e policise me gjeneralitet perkase antare te grupit te FNSH qe kane marre pjese ne shkembimin e zjarrit te pretenduar ne vjedhjen me arme te ndodhur ne Rinas ne date 9 Prill 2019 ? A jane respektuar dispozitat perkatese te ligjit nr 72/2014 « per perdorimin e armeve te zjarrit » dhe akteve te tjera nenligjore nga antaret e grupit te FNSH te policise se shtetit?”
Murataj duhej të ishte arrestuar dhe jo vrare
Sipas avokatit policia duhet të bënte arrestimin e tij.
“Dyshojmë se Admir Murataj është qëlluar për t’u vrarë dhe këtë duhet ta zbulojë hetimi” tha më tej avokati.
Vijon gjyqi ndaj Murataj
Ndërkohë në Gjykatën e Krimeve të Rënda procesi ndaj Murataj vazhdon, pasi në mungesë të ekspertizës së vdekjes nga mjekësia ligjore gjykata shtyu për në 14 maj seancën për të vërtetuar se personi i vrarë është Admir Murataj.
Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.
Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.
Ajo çfarë vihet re është se kerkesa ka gabime ortografike.