BallinaAktualitetArtan Hoxha: Platforma e opozitës i heq qeverisë armën për të manipuluar...

Artan Hoxha: Platforma e opozitës i heq qeverisë armën për të manipuluar zgjedhjet

Analisti Artan Hoxha thotë se platforma e opozitës për qeveri tranzitore i drejtohet qytetarëve të arsyeshëm dhe jo qeverisë dhe kryeministrit Rama.

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Hoxha u shpreh se kjo platformë i heq qeverisë armën për të manipuluar votat.

Artan Hoxha: Platforma e opozitës e prezantuar dje nuk mund të realizohet nëse konsiderojmë që ajo i ofrohet kryeministrit dhe qeverisë aktuale. Nuk ka asnjë arsye që ta pranojë. Ajo platformë i drejtohet mendjeve të arsyeshme dhe qytetarëve në tërësi, për të thënë se ka zgjidhje nëse ka vullnet.

Mos pranimi i asaj platforme nga ana e qeverisë është e logjikshme sepse platforma nuk bën gjë tjetër veçse i heq qeverisë armët dhe përdorimin e paligjshëm për të manipuluar zgjedhjet. Kjo qeveri rilindase pa ato armë e ka situatën të humbur. Kjo do të thotë sikur të dënojë vetëveten, ndaj edhe ska sesi ta pranojë. Por platforma i drejtohet njerëzve me arsye. Shpresoj që njerëz me arsye ka edhe brenda së majtës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular