BallinaAktualitetShpëtim Idrizi: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Shpëtim Idrizi: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se opozita e ka dhënë ofertën e saj për daljen e vendit nga kriza. Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të partisë, Idrizi tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Idrizi: Shqipëria është në krizë multidimensionale, një krizë institucionale, politike dhe ekonomike. Në këto kushte të një krize të tillë, opozita shqiptare e ka dhënë zgjidhjen. Një zgjidhje që vepron në të gjithë vendet demokratike. Zgjidhje e krizës në momente të tilla janë zgjedhjet e parakohshme.  Ça ndodhi pas kësaj oferte të opozitës së bashkuar?! U rrit arroganca e mazhorancës. Opozita shqiptare vazhdoi të jepte propozimet e saj për zgjidhjen nga kriza. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme me qeveri tranzitore, sigurisht duke mos kërkuar pushtetin në tavolinë dhe të ishte një qeveri tranzitore e Rilindjes se PS nuk po e shohim gjëkundi. Por edhe përballë kësaj oferte Rilindja vazhdon të jetë arrogante. Ho vetëm që nuk i përgjigjet ofertës politike të opozitës, por po shohim që po mbushet ‘Teatri i Kukullave’, e kam fjalën për Parlamentin e Shqipërisë.

Idrizi tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të bëhen pa opozitën.

Idrizi: Votimi bëntë Enver Hoxha dhe dilte me 99% rezultat, por motamo thonë që do bëjmë zgjedhje pa opozitën duke menduar të kopjojnë Ramiz Alinë e vitit 1991. Nuk funksionoi dhe nuk funksionon edhe tani. Dikush mendon si do ti përgjigjemi kësaj. Absolutisht që këto zgjedhje nuk do të bëhen. Opozita nuk është fasadë.

Ai tha se nëse Rama ka projekt për ekonominë, varfërinë dhe punësimin do të hyjnë në zgjedhje.

Idrizi: Më thoni nëse Rilinjda dhe Edi Rama ka një projekt nesër për ekonominë, varfërinë punësimin dhe ne do të hyjmë në zgjedhje nesër. Djegia e mandateve nga opozita ka qenë e detyrueshme për shkak të mungesës së reflektimit të kësaj mazhorance.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular