BallinaTe tjeraFOTO/ Burri që thyen rekordin botëror për numrin e gishtave

FOTO/ Burri që thyen rekordin botëror për numrin e gishtave

Ky burrë që shihni në foto mban rekordin botëror për shkak të numrit të madh të gishtërinjve në këmbë dhe duar.

Devendra Suthar ka lindur me “polydaktyly”, çka do të thotë se i formohen shumë gishtërinj kur formohet në mitër gjatë javës së gjashtë ose të shtatë të shtatzënisë.

46-vjeçari gjendet në Librin e Rekordeve të Guinnessit pasi ka nga 7 gishtërinj në secilin prej gjymtyrëve.

I njohur si ‘njeriu i gishtërinjve’ në qytetin e tij Himmatnagar në Gujarat, India perëndimore, Z. Suthar refuzon që gjendja e tij t’i krijojë vështirësi.

Megjithatë, ai pranon se ka shqetësime nga gishtërinjtë kur punon si marangoz, ndërsa gishtërinjtë e këmbëve i krijojnë probleme për të gjetur këpucët e duhura.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular