“Shqiptarët për shqiptarët” kanë udhëtuar në fshatin Kallm të Fierit. Gazetari Ferit Lika ka shkuar bashkë me stafin për të takuar Entelën dhe familjen e saj.
Familja banon në kushte ekstreme të jetesës, madje disa herë, gruaja ka tentuar të vrasin veten.
“Babi vuan nga zemra, i duhen ilaçet patjetër” shprehet djali i familjes. Familjes Buzi u është grabitur shpirti, u ka humbur shpresa. Entela nuk mund të ushqeje dot familjen e saj. Realiteti i kësaj familje është tronditëse. Entela Buzi, nënë e dy adoleshenteve përgjërohet për pak miell e ndonjë pako me makarona.
“Gjithmonë pa ngrenë, jetojmë në një katastrofë të vërtetë, mbulohemi me plastmasë. Ju lutem shumë më ndihmoni se jam në një katastrofë të vërtetë. Jam në një tmerr, në një ferr që nuk jetohet. Jam nisur disa herë për në lumë, më kanë kthyer disa herë…”-shprehet Entela.
Të uritur fëmijët e Enteles dalin dhe lypin për ushqime tek fqinjët.
“Jemi pa bukë, kalamajtë shkojnë në shkollë pa lekë dhe pa bukë. Ikin pa ngrënë. Nuk kemi as bukë asgjë, vijnë pas shkolle më kërkonin bukë, nuk kam u thashë. Djali shkoi të gjente ndonjë gjë nga lagjia. Ju lutem më dërgoni të paktën ndonjë thes miell, ndonjë makaronë apo vaj. Ju lutem një thes miell kërkoj t’u gatuaj fëmijëve”. Familja jeton në këtë dhomë që e quajne shtëpi. Ajo është krejtesisht e rrënuar. Catia qe nuk e mban dot peshën e kohës. Ndersa muret janë mbuluar me plasaritje dhe njolla lagështie.“Dalim jashtë lëkundet shtëpia, 17 vjet kam në këtë gjendje”
Të ndodhur në këto kushte, djali i shtëpisë, vetëm 16 vjeç, detyrohet që edhe pse i sëmurë me astmë, për disa muaj të mbledhë zhaba bashkë me të atin për te siguruar ca qindarka.
Vajza e shtëpisë, mes lotësh, tregon se në shkollë shkon mirë por thotë se nuk e ka njohur kurrë shijen e gëzimit. “Nuk besoj se do të ketë ndryshim për ne” thotë vajza adoleshente.
Edhe pse kanë në pronësi një sipërfaqe toke, ata nuk arrijnë dot ta punojnë pasi janë të sëmurë, e për më tepër nuk kanë asnjë mundësi financiare. Të vetmen shpresë për një të ardhme më të mirë ata e shohin tek zemërgjerësia e atyre që kanë mundësi, ti ndihmojnë të paktën me një strehë dhe pak ushqime.
Fqinjët tregojnë se familja Buzi është në gjendje të vështirë, sa për të mbajtur fëmijët gjallë. “Ata s’kanë as të lahen, një dhomë kanë”- shprehen ata.