Emri/Zgjidhet komandanti i ri i forcave të NATO-s në Evropë

3
263

Gjenerali amerikan, Tod D.Wolters, është betuar si Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë.

Në një ceremoni të mbajtur në Mons të Belgjikës, Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se komanda evropiane është “një nga pozicionet më sfiduese dhe më të rëndësishme ushtarake në botë”. Gjenerali Wolters do të jetë gjithashtu komandant i forcave amerikane për Evropë. Ai e pason në këtë pozitë gjeneralin tjetër amerikan, Curtis Scaparrotti.

Gjenerali Wolters e merr këtë pozitë në kohën kur Aleanca Veriatlantike është duke u përgatitur për prishjen e mundshme të Traktatit të Forcave Bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë, një pakt i çarmatimit që e ka mbrojtur Evropën për tre dekadat e fundit.

Wolters kishte shërbyer si komandant i forcave ajrore amerikane në Evropë në bazën ajrore Ramstein në Gjermani. Ai është një pilot i aeroplanëve luftarak me karrierë ushtarake gati 32-vjeçare./REL

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 98247 additional Information to that Topic: startnews.news/2019/05/04/emri-zgjidhet-komandanti-i-ri-i-forcave-te-nato-s-ne-evrope/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 51422 additional Info on that Topic: startnews.news/2019/05/04/emri-zgjidhet-komandanti-i-ri-i-forcave-te-nato-s-ne-evrope/ […]

Comments are closed.