BallinaKryesoreHeshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut: Nesër votohet për presidentin e ri

Heshtje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut: Nesër votohet për presidentin e ri

spot_img
spot_img

Në Maqedoninë e Veriut nga mesnata ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore para balotazhit për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen nesër.

Kandidatë në balotazh janë Stevo Pendarovski i mbështetur nga koalicioni qeverisës i udhëhequr nga LSDM dhe Gordana Siljanovska – Davkova, kandidate e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE.

Sot do të votojnë 1.640 të burgosurë, të sëmurët, personat e pamundur dhe të zhvendosur si dhe diaspora. Të drejtë vote nesër do të kenë 1.808.131 votues, që do të votojnë në 3.480 vendvotime në 80 komuna të vendit. Votimet hapen në ora 7.00 dhe mbyllen në 19.00. Zgjedhjet do të jenë të suksesshme nëse do të dalin mbi 750 mijë votues apo 40%. Nëse nuk arrihet ky census atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja presidenciale bashkë me ato të parakohshme parlamentare, që janë paralajmëruar nga pozita dhe opozita. (INA)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular