BallinaAktualitet(Video)/Mesazhi me vargje i Mirush Kabashit për politikën: Mos e ndani pra...

(Video)/Mesazhi me vargje i Mirush Kabashit për politikën: Mos e ndani pra Shqipërinë

Pjesemarres ne konferencen “Ramazani , muaji i mëshirës, solidaritetit dhe shëndetit ” konferencë organizuar nga Myftinia Fier aktori Mirush Kabashi nëpërmjet vargjeve ka përcjellë një apel për politikanët shqiptarë.

Mirush Kabashi: Shoqërisë sonë i mungon besimi dhe janë shumë të paktë ata që besojnë  Mungesa e besimit e ka bërë shoqërinë  të harrojne vlerat shpirtërore të harrojë vlerat e moralit pa te cilat nuk mund të futemi atje ku ne aderojmë, të futemi në shoqërinë europiane,  pa moral. Nuk është ligji , është morali ai që e mban shoqërinë  dhe ligji është për raste ekstreme. Politikanët tanë fshihen duke treguar unitetin e fesë por janë të parët janë që nuk e zbatojnë dhe kanë zgjedhur konfliktualitetin.”

Më pas recitoi vargjet e Çajupit që janë aq aktuale dhe për situatën ku ndodhet sot vendi.

O vëllezër shqipëtarë 

Të gjithë bashkë e të pandarë

Mysliman e të krishterë perëndia na ka bërë

Jemi vëllezër të tërë 

….

Mos e ndani pra Shqipërinë

Njëri tjetrin mos e hani

Si bëjnë ata që s’dinë

Besa është e gjithësisë

Por ne jemi të Shqipërisë

Se kemi pirë një sisë

Por për Perëndinë që besoni

Faluni si të doni 

por lutuni tek perëndia

 që të rrojë përjetë Shqipëria

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular