BallinaPolitikeShqipëria e Rilindjes/Komunistët provokojnë sërish, homazhe më foton e ish-diktatorit Hoxha

Shqipëria e Rilindjes/Komunistët provokojnë sërish, homazhe më foton e ish-diktatorit Hoxha

Ashtu si edhe në raste të tjera, përfaqësues të Partisë Komuniste kanë nderuar sot më 5 Maj të rënët e Atdheut në Varrezat e Dëshmorëve me foton e ish-diktatorit, Enver Hoxha, me grusht, banderola dhe yllin me pesë cepa.

Një provokim i tillë ndodhi pak pasi nga Varrezat e Dëshmorëve janë larguar përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe në një kohë që janë provuar krimet e diktaturës mbi qindra njerëz.

Kjo nuk është hera e parë, pasi në çdo festë komunistët kryejnë nderime e homazhe me foton e diktatorit. Madje një vit më parë u përplasën me përfaqësues të PD-së, ku përveç provokimit me foto e simbole, nisën të brohorisnin “Enver Hoxha”, “Enver Hoxha”

Partia Demokratike ishte angazhuar për të çuar në Kuvend një pr/ligj për ndalimin dhe dënimin e ekspozimit në çdo formë të simboleve të regjimit komunist, por nuk dihet fati i tij, tani që demokratët janë jashtë parlamentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular