BallinaSocialePërmbytja e Vlorës, gazetari: Ndodh se nuk keni shkruar ankesën tek platforma...

Përmbytja e Vlorës, gazetari: Ndodh se nuk keni shkruar ankesën tek platforma “Për Shqipërinë që duam”

Dritan Kaba ka reaguar lidhur me përmbytjet që kane ndodhur në rrugët kryesore të qytetit bregdetar të Vlorës, duke argumentuar se ky është një eksperiment i vetë kryeministrit Rama.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kaba shkruan se kjo nuk ka të bëjë as me paaftësi, as me neglizhencë, as me papërgjegjeshmërinë, por me një eksperiment sipas tij, kriminal me vlonjatët.

“Është eksperiment kriminal me vlonjatët. Për të parë sa mund të durojnë. Është akt perversiteti. Është një lojë e ndyrë me ta. Kënaqësia që ndjen Rama sa herë përmbytet Vlora është ajo e një diktatori. Ai thotë ja i ripërmbyta për të disatën herë rresht dhe këta rrinë e shpresojnë vetëm tek unë. Ai shkon deri aty sa mund t’i thotë vlonjatëve se përmbytja ndodh se ju nuk keni shkruar ankesën tuaj tek platforma “Për Shqipërinë që duam”,” shkruan Kaba.

Postimi i plotë:

RIPERMBYTJA, EKSPERIMENT PERVERS ME VLONJATET!
Kush e sheh përmbytjen e Vlorës si paaftësi e ka gabim. Se paaftësia ndodh njëherë ose maksimumi dy. 
As papërgjegjshmëri. 
As neglizhencë. 
As akt korruptiv.
As tallje me premtimet.
Është eksperiment kriminal me vlonjatët. Për të parë sa mund të durojnë. Është akt perversiteti. Është një lojë e ndyrë me ta. Kënaqësia që ndjen Rama sa herë përmbytet Vlora është ajo e një diktatori. Ai thotë ja i ripërmbyta për të disatën herë rresht dhe këta rrinë e shpresojnë vetëm tek unë. Ai shkon deri aty sa mund t’i thotë vlonjatëve se përmbytja ndodh se ju nuk keni shkruar ankesën tuaj tek platforma “Për Shqipërinë që duam”. Mendja i shkon deri aty sa t’i thotë vlonjatëve, vetë e keni fajin pse nuk ankoheni. Ju jeni mësuar me ujin kështu që mos u qani. Asnjë nga ju nuk shqetësohet vetëm kazani bën rrëmujë. Ju bërtisni më pak se peshku, se unë bëj çdo gjë me ju. Ju përmbyt. Ju vë në radhë tek Lungomare. Ju marr tokat në bregdet me një ligj dhe ju nuk ndiheni. Unë kam të drejtë. Po pres tani t’i vendosë Vlorës për kryetar bashkie një kalë. Asgjë nuk është e pamundur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular