BallinaPolitikeArian Galdini: Erion Veliaj me proçesin e “lalifikimit” të Tiranës është shndërruar...

Arian Galdini: Erion Veliaj me proçesin e “lalifikimit” të Tiranës është shndërruar në “larvë” e riprodhimit të Rilindjes!

Arian Galdini: Erion Veliaj me proçesin e “lalifikimit” të Tiranës është shndërruar në “larvë” e riprodhimit të Rilindjes!

E ka ngritur shumë lartë stekën e goditjes ndaj kryebashkiakut në detyrë të kryeqytetit, Erion Veliaj, të cilin e tipizon si prodhim të SOROS-it, bashkëpunëtor të Mafias rajonale, por dhe model të politikanit që karrizmen e ka ngritur falë medias televizive.

Arian Galdini, drejtuesi i partisë së djathtë LDE, ka vendosur të garojë përballë Veliajt, në një mesazh të fundit në rrjetet sociale, ka shprehur entiziasëm për atë që ka konstatuar tek qytetarët e kryeqytetit. Por dhe ngre akuza të renda ndaj kundërshtarit të tij politik Erion Veliaj.

“E kam nisur mëngjesin e sotëm duke takuar qytetarë të Tiranës të cilët nuk i kam pas njohur kurrë më parë. I janë përgjigjur thirrjes sime në facebook, më kanë shkruar dhe më kanë ofruar ndihmën e tyre të sinqertë, vullnetare, të pastër”,- shkruan Arian Galdini. Dhe më tej vijon:

“Qytetarët e Tiranës duan një Kryetar Bashkie që buron e vjen nga qytetarët, me qytetarët, për qytetarët. Sot kam bërë shumë miq të rinj. Çdo qytetar tirons që kam takuar sot është bërë miku im i ri dhe i çmuar. Mirënjohje pafund për secilin prej tyre.

Kaq shumë qytetarë sa kam takuar sot ma kanë ngazëllyer zemrën. Kam filluar të besoj dhe shpresoj se shanse që mrekullia të ndodhë ka. Ne si LDE ende nuk kemi struktura të organizuara në mënyrë kapilare. Ne si LDE jemi ende në hapat tanë të organizimit strukturor kudo e ngado. Është e kuptueshme që me kaq shtrirje e organizim sa kemi, të kemi edhe pak aftësi të shkuarjea drejt qytetarëve.

Por nëse vetëm facebook dhe rrjetet sociale, kanë dhënë këtë efekt minimrekullie të ardhjes së kaq shumë qytetarëve drejt nesh, atëherë shpresa është e madhe, shumë e madhe… Ky shpirt idealizmi që po lind këto ditë, e kjo frymë dlirësie e pastërtie qytetare që po rritet bashkë me LDE, po shenjon fillimin e një historie të re në Shqipëri. Idealizmi, pastërtia, mirësia, ndershmëria nuk kanë vdekur në këtë vend. Thjesht askush nuk ka guxuar e provuar tu japë zë e zgjim.

Prandaj LDE do të qëndrojë fort si Partia e qytetarëve të papërlyer kundër politikanëve plaçkëbërës. Unë ju premtoj se do të bëj gjithë sa mundem e mundemi së bashku për ti mbledhur firmat e nevojshme që të jem Kandidati i qytetarëve për Kryetar Bashkie i Tiranës.

Në trajektoren e ligështimit të Shqipërisë, Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, qëndron në majën e së keqes. Erion Veliaj me proçesin e “lalifikimit” të Tiranës është shndërruar në “larvë” e riprodhimit të Rilindjes me të gjitha kuptimet e saj më të liga, nga projekti Soros deri tek bashkëpunimi me Mafian rajonale dhe konsakrimin e modelit të politikanit të fabrikuar  televiziv, që shëtitet buzëqeshës nëpër studio ndërsa vendimet i merr në skuta interesash okulte. Nuk mund ti lëmë qytetarët pa kandidat e pa përballje me këtë Model të Shëmtut dhe Fake Kryebashkiaku, sikurse Lal Çeri është.

Gara e pabarabartë nuk më tremb. Ndoshta, nuk e mund dot por pa i thënë të vërtetat si kandidat i qytetarëve, nuk e lë. Situata jonormale e zgjedhjeve pa opozitën zyrtare, sigurisht që mua më gjymton shanset për të fituar, por ka kohë për bashkim. Po të bashkohen të gjitha vullnetet qytetare opozitare në Tiranë, ne mund ta fitojmë Tiranën. Se shumica e qytetarëve të Tiranës nuk e duan Lal Çerin. Duhet bashkim.

Sesi do ta arrijmë këtë bashkim, duhet ta shohim rrugës. Por si fillim, le të përpiqemi të fitojmë betejën e parë, atë të mbledhjes së firmave. Jemi në veprim. Shpresa është në veprim. Sprovën dhe përpjekjen do ta bëjmë deri në fund. Po e fituam betejën e parë, atë të mbledhjes së firmave, kandidimi im do të jetë kandidimi i qytetarëve dhe bashkimit të së djathtës dhe çdo zemre e shpirti opozitar. Mrekullitë janë të mundshme aty ku shpresa dhe pastërtia janë në veprim. Faleminderit nga zemra të gjithëve!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular