BallinaAktualitetArtistët, po rivendosin gërmat e hequra vjedhura natën tek Teatri Kombëtar

Artistët, po rivendosin gërmat e hequra vjedhura natën tek Teatri Kombëtar

Tek Teatri Konbetar, artistet, me mbeshtetjen e PD, do te rivendosin germat e hequra vjedhura naten. Ata do te mblidhen para Teatrit ne oren 18.30.

jatë mbrëmjes së 25 Pillit, në fasadën e Teatrit Kombëtar janë janë hequr shkronjat dhe kjo është vënë re vetëm mëngjesin e ditës së sotme.

Kjo vjen në një kohë kur protesta e artistëve për të mos lejuar shembjen e tij dhe ndërtimin e një teatri të ri vijon dhe që ende nuk ka një tërheqje të qeverisë nga ana tjetër.

Heqja e shkronjave ka sjell edhe reagimin e menjëhershëm të artistëve të cilët kanë akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn si autorin e këtij akti.

Ndërkohë ashtu siç edhe kanë paralajmëruar këto ditë, artistë, aktivistë dhe përfaqësues të politikës janë grumbulluar në sheshin para Teatrit Kombëtar për të rivendosur shkronjat në fasadën ballore të godinës.

Tentativa e artistëve për të vendosur shkronjat është shoqëruar edhe me konfrontime fizike midis tyre dhe policisë private që ka në ruajtje godinën.

Ndërkohë është bërë edhe një kallëzim penal për këtë çëshjte si dhe një denoncim për Bashkinë e Tiranës, Policinë e Shtetit, Ministrinë e Kulturës dhe drejtorin e Teatrit Kombëtar.

Ndër të tjera artistët që protestojnë prej më shumë se një viti për mos lejimin e shembjes së Teatrit Kombëtar kërkojnë: të thirret për të dëshmuar policia private “Nazeri 2000”, të verifikohen telefonatat e rojes private, të verifikohet nëse roja ka telefonuar drejtorin e TK, të verifikohet nëse roja ka komunikuar me Policinë e Shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular