Kreu i PD duke folur sot nga aktivi i PD Shkoder tha se “200 te rinj i bashkohen PD ne Shkoder në një ore kritike per shqiperinë. Rama po kthen burgjet politike. I ka oret e numëruara. ne jemi partia me proeuropiane dhe me proamerikane”.
Ne fjalen e tij z.Basha tha se: – “Rasti i parë që një aktiv i përqendruar i qarkut zhvillohet në një format të tillë, në një pallat sporti, me një masivitet dhe entuziazëm që është tregues për mijëra demokratë shkodranë, të Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës dhe Pukës.
200 anëtarë të rinj i bashkohen PD në një orë kritike të betejës sonë për demokraci dhe vlera perëndimore, në një udhëkryq vendimtar që vijnë jo të marrin, por të japin, të japin kontributin e tyre. Ju uroj mirë se vini në shtëpinë e lirisë, mirë se vini në forcën më europiane dhe më pro amerikane.
Është porosia ime e veçantë t’ju kujtoj se sot ju i bashkoheni të vetmes forcë politike që lindi me idealin e Shqipërisë si gjithë europian. Vini në shtëpinë e lirisë që ka sakrifikuar si rrallë kush për lirinë, me Arben Brocin në krye dhe bëheni pjesë e një armate lirie, që e tundi komunizmin nga themelet. Vini në një familje të shquar qëndrese dhe përballje, që ka dhënë shumë për demokraci, lirinë, zhvillimin, dhe mirëqenien e tij, që ka dhënë aq shumë për të rikthyer lirinë e besimit në Zot. U uroj besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë e të pranuar nga Zoti”.
Këta 200 të rijnë të reja bashkohen me ne ditën kur bisha e tiranisë së krimit ka marrë në dorë çdo pushtet, ka politizuar policinë njësoj si 28 vite më parë. E ka shndërruar në mbrojtëse të krimit të organizuar. Shqipëria në udhëkryq njësoj si 28 vite më parë, kanë dhunuar qytetarët e Tiranës që mbrojnë shtëpitë e tyre dhe mbajnë në burgje të burgosur politikë. Kur njerëzit tanë, përfaqësues të PD, si Klevis Balliu, u ngritën për të qëndruar në krah të njerëzve, kanë urdhëruar arrestimin e tij. Është dita kur Edi Rama do të kthejë të burgosurit politikë, po përdor policinë për të dhunuar qytetarët kundër ligjit. Ia them qartë e prerë: I ke orët e numëruara. Nuk pranojmë kurrë më që ligji të veprojë me 2 standarde, të nderojë e të mbrojë trafikantët e vajzave dhe grave, trafikantët e drogës dhe të dhunojë qytetarët e ndershëm, biznesin e ndershëm , ata që mbrojnë pronën dhe shtëpitë ë tyre.