Profil/Karriera brenda Forcave të Armatosura e nëntetares Zarife Hasanaj që vdiq në Letoni

0
975

Gati 20 ditë para se të kthehej në Atdhe, nga misioni i saj i parë, nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën nga në detyrë. Mëngjesi i djeshëm rezultoi fatal për nëntetaren shqiptare, 32-vjeçaren Zarife Hasanaj pjesë e misionit të NATO-s “Enhanced ForWard Presence”.

Startnews sot një profil të saj dhe se si i nisi shkallët e karrierës brenda Forcave tona të Armatosura. N/Tetar Zarife Muharrem Hasanaj ka lindur më 08/07/1987, në Qytetin Barjam Curri, Tropojë, ndërsa prej disa vitesh jetonte me në Babrru të Tiranës me prindërit dhe vëllain e martuar.

Ajo ishte fëmija i katër i familjes Hasanaj, ka një vëlla dhe dy motra.

ARSIMIMI 
Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” Babrru, Tiranë në vitin 2006.

Ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit “Bachelor”, në “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017.

KUALIFIKIMET 
Ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”.

Ka marrë pjesë në trajnimin “Ndihma e parë në Incidentet EOD”.

GRADIMI DHE PUNESIMI 
Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si ushtare profesionist i pare dhe në datë 01/10/2013, titullohet n/oficer me gradën n/tetar.

Gjatë karrierës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.

Nëntetare Zarife Hasanaj ka shërbyer si operatore EOD në RU 4040.

Në 20 Dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD.