BallinaAktualitetBasha nga Kavaja: Foli Londra e Berlini, zgjedhje pa PD nuk ka...

Basha nga Kavaja: Foli Londra e Berlini, zgjedhje pa PD nuk ka e s’do të ketë as me 30 qershor, as mot

Pas Kamzës, kryetari i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një takim nje nje tjeter bastion me qytetarët e qytetit të Kavajës. Një ditë para protestës së katërt të madhe kombëtare, lideri i opozitës ftoi kavajasit dhe rrogozhinasit ti bashkohen opozitës së bashkuar nesër në Tiranë.

“Dita e nesërme, bashkimi më i madh i shqiptarëve në Tiranë në 18.30, kundër diktaturës dhe korrupsionit. Rama ik. Rama ka mbaruar e duhet të mbarojë për Shqipërinë Europiane. E do ta bëjmë si gjithë Europa. Më në fund Europa e ka dëgjuar britmën e lirisë”, e nisi fjalën e tij Basha.

Sipas tij, nuk do të lejohen më zgjedhje farse në asnjë qendër votimi. “Messazhet e Europës kur nuk janë dëgjuar më të qarta e më të prera. Ka folur Londra e Berlini, zgjedhje pa PD dhe opozitën nuk do të ketë as sot, as më 30 qershor. Ta dëgjojë klika në pushtet. Shqiptarët e bashkuar kanë për të triumfuar. Në asnjë lagje, në asnjë fshat e në asnjë qytet nuk do të lejohet një farsë tjetër”, shtoi lideri i opozitës.

Ne nuk do lejojmë në asnjë qendër votimi, lagje a fshat, një tjetër proces fals zgjedhor, ku në vend që të diktojë sovrani, krimi dhe kriminelët e Edi Ramës ti detyrojnë shqiptarët të qeverisjen përsëri nga përdhunuesit dhe trafikantët e vajzave, ti detyrojë të qeverisen nga trafikantët e drogës. Jo,. Kjo ditë ka përfunduar njëherë e mirë për Kavajën dhe për Shqipërinë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular