BallinaPolitikeZgjedhjet me 30 qershor? Ja dy kandidatët e Bindjes Demokratike për Durrësin...

Zgjedhjet me 30 qershor? Ja dy kandidatët e Bindjes Demokratike për Durrësin dhe Vlorën

Partia Bindja Demokratike, e drejtuar nga Astrit Patozi, është regjistruar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke i dhënë një gur më shumë në dorë kryeministrit Edi Rama në përballjen me opozitën.

Kjo parti duket se ka gati edhe emrat e kandidatëve me të cilët do të garojë për disa bashki të rëndësishme të vendit.

Sipas A2CNN, Igli Cara pritet të kandidojë për BD-në në bashkinë e Durrësit. Ish-deputeti i Partisë Demokratike iështë bashkuar së fundmi partisë që drejtohet nga Patozi.

Një tjetër emër që përflitet si kandidate është edhe Valbona Mezini, aktualisht koordinatore për mediat në Bindjen Demokratike. Ajo pritet të kandidojë për bashkinë e Vlorës përballë socialistit Dritan Leli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular