E kishte lënë në mes kohë më parë për shkak të problemeve shëndetësore që kaloi.
Kishte menduar se nuk do ti kthehej kurrë.
Por për Fatos Kongolin doli se i shkruari është një semundje më e fortë dhe romanin “Gënjeshtarë të Vegjël” e prezantoi në edicionin e 6 të Panairit të Librit në Fier.
Kongoli: Mendoja se nuk do ti kthehesha asnjëherë të shkruarit mirëpo doli që të shkruarit për mua doli një sëmundje shumë më e egër sesa sëmundjes që i shpëtova.
Aty shpalos me mjeshtri realitetin e sotëm shqiptar.
Aplini, një 12 vjeçar i ardhur nga një zonë rurale në kryeqytet. është në qendër të historisë.
Por kush janë gënjeshtarët e vengjël?
Këtë përgjigje do ta marrin vetëm ata që do të lexojnë librin.
Kongoli: Mos më pyesni për përmbajtjen. Kush të bëhet kureshtar të shkojë dhe të marrë librin dhe ta lexojë. Nuk dëshiroj të shpjegoj librat e mi.
Romani i Mjeshtrit Kongoli mori vlerësimët më të larta në panarin e Fierit ku u paraqitën mbi 5000 tituj librash, 1200 nga të cilët të rinj.