BallinaAktualitetNdarja nga jeta e majorit Tanushi/ish-kryeministri Berisha: Përulem me nderim para sakrificës...

Ndarja nga jeta e majorit Tanushi/ish-kryeministri Berisha: Përulem me nderim para sakrificës sublime

Komandanti i kontigjenit shqiptar në Letoni ndërroi jetë sot, 4 ditë pas shpërthimit në bazë ku vdiq dhe nëntetare Zarife Hasanaj.

Lajmi i trishtë për vdjekjen e ushtarakut të dytë u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes. I menjëhershëm ka qenë mesazhi i ngushëllimit nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Postimi i ish-kryeministrit:

Mesazh ngushellimi!

Miq, sonte u nda nga jeta komandanti i kontigjentit shqiptar ne misionin e NATOs ne Letoni, major Klodjan Tanushi. Komandant Klodjan Tanushi me daten 6 maj mbeti i plagosur rende ne krye te detyres nga eksplodimi i nje mine gjate stervitjes, nga i cili humbi jeten deshmorja e atdheut Zarife Hasani dhe plagosen perveç te ndjerit edhe ushtaraku Julian Kapaj.

Me kete rast, duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para sakrifices sublime ne krye te detyres te major Klodian Tanushit shpreh ngushellimet me te ndjera familjes, te afermve, miqve te tij dhe lutem Zotit qe te gjejne force per te perballuar dhimbjen e madhe dhe shpirti i birit, bashkeshortit, prindit te tyre te dashur te gjeje paqen e merituar!

Gjithashtu nga zemra uroj sherim te plote dhe te shpejte rreshter Julian Kapajt! sb

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular