BallinaOP EDKrimi ka pushtuar Librazhdin, të majtët po i bashkohen sot protestës

Krimi ka pushtuar Librazhdin, të majtët po i bashkohen sot protestës

Nga Bujar Vreto

Situata e rende ekonomike ka bere qe krimi te pushtoje qytetin tone te bukur dhe me njerez te mrekullueshem.

Sot kam pas telefonata te shumta nga njerez te paparti apo te majte qe duan ti bashkohen protestes madheshtore ne Tirane. Une u befasova pak nga keto emra por u qartesova duke kuptuar se sa e rende eshte situata kur edhe keta persona qe me pare kane qene idhetare te rilindjes po bashkohen me opoziten dhe liderin e saj z. Lulzim BASHA.

Librazhdi keto ditet e fundit eshte perfshire nga nje situate ankthi dhe frike, nga nje situate ku familjet nuk kane garanci, siguri dhe qetesi ne shtepite e tyre, pasi hajdutet te detyruar nga gjendja e rende ekonomike, apo nga konsumimi i hashash qe tashme shitet rrugeve te qytetit, po vjedhin banesa e çfar te gjejne perpara.

Hajdutet nuk po kursejne mjeket , biznesmenet apo tregtaret e vegjel duke menduar se futen ne shtepi dhe pa gje sdalin, ata perdorin dhe thika apo mjete tetjera kercenuese.

Librazhdasit sot i bashkohen Tiranes per te laguar kriminelin nga kolltuku kryeministror sepse jeta eshte bere e pajetueshme dhe vendi po shkretohet, te rinjte po ikin, te moshuarit rrine ne vetmi pa shprese se femijet do kthehen nje dite per vendin e tyre.

Librazhdasit jane ne kembe sepse pushteti po ju vjedh taksat, pasurohen dy apo tre vete dhe popullesia ne meshire te fatit. Sistemi i drejtesise i kapur, gjykate kushtetuese dhe te lart nuk ka, policia eshte mbushur me rilindas, arsimi eshte shkaterruar, shendetesia e palgosur, pagat e uleta,pensionet skandal, biznesi i coroditur e sa e sa te tjera.

Vendi eshte ne apati te plote.

Situata zgjidhet me nje qeveri tanzitore nepermjet nje marrveshje politike, te qarte te konsoliduar, duke prodhuar pushtet real pa manipulim te verdiktit.

Te gjithe bashke sot ne 11-05-2019 ora 18.30 ne sheshin para kryeministrise dhe ti tregojme vendin, mafiozit.

O sot o kurre…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular