BallinaAktualitetRama bllokoi dosjet 339 dhe 184/Thirrja e Bashës: Beteja për votë të...

Rama bllokoi dosjet 339 dhe 184/Thirrja e Bashës: Beteja për votë të lirë e nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq

Nëse jeni sipërmarrës, fermerë të dëshpëruar, nëse jeni profesionistë, taksoheni shumë dhe këto taksa nuk ju kthehet në investim, nëse jeni pensionist dhe nuk ju dalin paratë për të paguar dritat dhe ilaçet, nëse jeni me ndihmë ekonomike qesharake apo jeni nxjerrë me të padrejtë, në veçanti ju të rinjtë, ejani të ndërtojmë Europën në vendin tonë. Beteja për votë të lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq. O tirani e krimit, o demokraci europiane. Ejani nesër në protestën kombëtare në orën 18.30.
Bllokimi i Dosjeve 339 dhe 184, investim direkt i Edi Ramës, hetimi zbulon themelin e mekanizmit të së keqes që e mban atë në pushtet.
Me të vërtetë s’kishim parë asgjë akoma derisa VOA botoi vetëm disa minuta nga dosja 339, ku tregohet qartë se si krerët e bandave shqiptare, nga Abdyljat tek Bajrajt e Ymerlalët e Shullazët blenë vota për Partinë Socialiste mbushën kutitë e votimit, kërcënuan e shantazhuan votuesit, aktivistë të opozitës dhe caktuan në listat e PS kandidatë që nuk kanë lidhje me socialistët, por krimin e organizuar. Dosja 339 e zgjedhjeve të 2017 dhe dosja 184 e zgjedhjeve të Dibrës, provës gjenerale të manipulimit janë themeli i ngrehinës së të keqes që ka zaptuar sot vendin.
Ndaj që rruga të hapet për një Shqipëri evropiane dhe normale duhet që kjo ngrehinë të shembet.
Por që të hetohen 339 dhe 184 na duhen gjyqtarë e prokurorë të pavarur, ndaj Edi Rama ka investuar gjithçka për të kapur prokurorinë, po investon gjithçka për të kapur drejtësinë, dhe ndërkohë pandëshkueshmeria sundon kudo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular