BallinaAktualitetBasha paralajmëron Ramën: Pushteti nuk mbahet më me dhunë, do lutesh të...

Basha paralajmëron Ramën: Pushteti nuk mbahet më me dhunë, do lutesh të kesh fatin e Gruevskit

Në një konferencë për shtyp, në prag të protestës së nesërme, kreu i PD Lulzim Basha paralajmeroi prere  Ramën se pushteti nuk mbahet me dhunë dhe se do të lutet që të ketë fatin e ish-kryeministit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.

“Me përdorimin e gazit u pa qarte se sa i shkëputur është nga realiteti është ai. Herë bën gastorin here bën të fortin e lagjes dhe herë tjetër arrogantin dhe cinikun. Kështu nuk vazhdohet më. Beteja ime nuk është sfide personale midis meje dhe Edi
Rames, pasi sfidat personale i kam fituar. Edi Ramen e ka mundur lodhja, zullumi dhe varfëria e popullit, e ka mundur arroganca. Ne jemi nisur për të kthyer normalitetin, shpresën për të jetuar në normalitet. Dua ti bëj paralajmërim të qarte kreut te klikes, mos kalo caqet , nuk mban dot pushtet me dhune dhe shumë shpejt do lutesh te kesh fatin e Nikolla Gruevskit”, deklaroi Basha.

Të hënën në orën 18:30, opozita do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare, ku do kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe hapja rrugë e krijimit të një qeverie teknike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular