BallinaAktualitetDeklaratat e ambasadave/ Lubonja: Dhunën po e bën shteti, populli po mbrohet

Deklaratat e ambasadave/ Lubonja: Dhunën po e bën shteti, populli po mbrohet

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e News 24 deklaron se ambasadat në vendin tonë janë palë me qeverinë dhe kryeministrin dhe se dhunën po e bën shteti, ndërsa populli po vetëmbrohet.

Ai komentoi deklaratat e njëpasnjëshme të ambasadave pak para protestës së pestë kombëtare të opozitës.

“Këta të ambasadës së SHBA duhet të na respektojnë dhe mos na tallin me këto mesazhe. Dhuna strukturore e shtetit, shkeljen e ligjit…i bën qeveria dhe jo opozita. Kur qeveria ushtron dhunë pse nuk reagojnë këta amerikanet e ambasades.
Po kur qeveria e vet nuk zbaton ligjet pse nuk ndërhyjnë këta, meqë ndërhyjnë këtu se shohin ca flakë. U vodhën 40 mln euro tek Astiri ke parë të ndërhyjnë këta? Jo.
Prokuroria menjëherë arreston këta protestuesit sipas ligjit, a nuk mund të thuhet për këtë prokurori se nuk vepron fare për këto ngjarje?

Mos na mërziten këta të ambasadës amerikane për parullat në shtëpinë e Borchardit por për korrupsionin tek Unaza fjala vjen. Janë totalisht të njëanshëm.

Prokurorja e përgjithshme pretendon të rizgjidhet ndërkohë që ka shkelur ligjin sepse s’ka qenë e përgjithshme ose nuk mund të jetë më. Ka lëvizur prokurore duke prishur hetimet.
Nuk janë në rolin e një arbitri. Nuk shohin dhunën strukturore të shtetit por dhunën e viktimave që reagojnë për vetëmbrojtje. Janë palë”, deklaroi Lubonja.

Ai tha se është pro dialogut por në kushte të barabarta.
“Unë jam për dialog por jo dialogun që thotë Rama. Ai që thotë Rama nuk është dialog. Dialogu nënkupton pozita të barabarta. Nuk është dialog unë jam sipëror hajde më dëgjo mua. Këtu s’ka dialog.
Këta edhe ligjet që kanë bërë vetë i shkelin. S’ke instrumente për t’u mbrojtur as kushtetuese, asgjë. Atëherë çfarë të mbetet?!
Ne i kemi gjasme këta arbitër ndërkombëtarë, institucioni më i pavarur edhe ata janë palë me qeverinë. Atëherë çfarë ngelet përveç dhunës?”. “Dhunë është kjo e kryeministrit. Atëherë me çfarë të mbrohemi, prokuroria nuk na mbron. Ose të bëjmë dhunë ose të ikim…Duhen marrë me rezerva këto deklarata. Janë pro qeverisë që është si me thënë proevropiane”, u shpreh Lubonja për News 24.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular