Salianji: Edi Rama, një dordolec politik që nuk tremb më as sorrat, sot në 18.30 bashke në protestë

2
257

Ish-deputeti Ervin Salianji  në një prononcim për gazetarët në Gjykatën Penale para seancës gjyqësore të çështjes “Babalja”, tha se do të kallëzojë penalisht drejtuesit e Policisë së Shtetit.

“Atëhere sot siç e dini është seanca e parë gjyqësoore për cështjen Xhafa siç quhet Babalja. Jam sot këtu në respekt të juve. Qytetarët janë lodhur nga një drejtësi që nuk bën drejtësi por bën padrejtësi dhe është varrmirrëse e çështjeve më të rënda. Padiskutim, ashtu siç Rama ka disa njerëz që i paguajnë për çështje.

Do bëj kallëzim për drejtuesit e policisë, të gjitha atyreve që janë të përfshirë në këtë çështje. Qytetarët kërkojnë punësim dhe përballen me agresion. Sot në orën 6 e gjysmë i bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen me ne dhe të ndryshojnë sistemin.

a deklarata e plotë e Salianjit përpara Gjykatës Penale

Sot ishte seanca e parë gjyqësore për çështjen “Xhafaj”, të ashtuquajtur “Babale”.

Jam këtu në respekt tuajin dhe në respekt të publikut pasi shumë i kam respektuar institucionet kur ka qenë situata për denoncimet e krimit dhe përfshirjes së tij në nivelet më të larta të qeverisjes.

Pa diskutim që Edi Rama dhe qeveria e tij kanë disa njerëz që i paguan me taksat e qytetarë që janë prokurorë për fat të keq të cilët duan ta zhvendosin vëmendjen dhe duan ta mbajnë vëmendjen tek opozita apo tek varrosja e çështjeve të rënda të korrupsionit dhe të lidhjes së qeverisë me krimin.

Qytetarët janë lodhur nga një drejtësi që nuk bën drejtësi por bën padrejtësi dhe shërben si varrmihëse e çështjeve të rënda në këtë Republikë dhe të gjithë e shohin ashtu siç edhe unë për kur kam hyrë në dyert e kësaj gjykate duke u përballur me qytetarë aty, të cilët nuk marrin drejtësi, por zvarriten e zvarriten.

Nuk është kjo drejtësia që ata presin.

Ashtu siç Rama ka disa njerëz që i paguan me taksat e qytetarëve për t’i përdorur kundër atyre që e denoncojnë, edhe unë do ta ndjek çështjen nëpërmjet avokatëve dhe do të vij kur të pranohet dëshmia e Ramës, Ballës, Xhafës, të gjithë personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje dhe do të bëj kallëzim penal po ashtu edhe për drejtuesit e policisë, do e bej edhe përballë Gjykatës dhe prokurorëve për të gjithë zinxhirin e policisë së Shtetit të cilët janë të përfshirë në falsifikimin e kësaj dosjeje.

Kjo është një arsye shtesë për të gjitha arsyet që kanë qytetarët për të protestuar dhe unë i ftoj sot në orën 18.30 për të protestuar.

Sepse nuk gjejnë drejtësi dhe ne për këtë protestojmë, sepse kërkojnë dritë në fund të tunelit dhe gjejnë mjerim.

Sepse kërkojnë punësim dhe përballen me presion dhe agresion nga e qeverisë. Kërkoj arsim dhe përballen me injorancë.

Kërkojnë shëndetësi dhe përballen me sëmundje dhe ilaçe të skaduara jo vetëm për vete por të gjithë shoqërinë dhe trupën e institucioneve që përbëjnë këtë republikë.

Sot në orën 18.30 ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen me ne dhe të protestojnë për të ndryshuar sistemin dhe pushteti të kalojë në duart e qytetarëve.

Secili sot duhet të vijë që të protestojë për vete.

Pyetje: Përse zgjidhni të përfaqësoheni me avokat kur mund të bëni vetë personalisht kërkesën për dëshmi.

Ervin Salianji: Vëmendja duhet të jetë tek protesta. Sot në dijeninë time nuk do të ketë proces për shkak të një precedenti me gjyqtaren që i ka rënë shorti dhe që është tërhequr në një rast të ngjashëm kur unë kam pasur një padi tjetër nga një përfaqësues i Partisë Socialiste.

Shortimi i falsifikuar apo i bërë me dorë lihen të gjitha për të zhvendosur vëmendjen.

Prandaj e mbaj sot vëmendjen tek protesta, tek arsyet për protestë. Seanca të tjera shumë të rënda që kanë të bëjnë me trafik ndërkombëtar droge dhe shpërdorim detyre dhe që janë nisur çështjet këtu e dy vite më parë, janë pas qershorit. Është shumë lajm i mirë që drejtësia të ecë me shpejtësi, por po ju them se nuk po ecën me shpejtësi, por është thjeshtë propagandë sepe do ta shihni që sot nuk do të ketë proces për shkak sepse ka precedent se gjyqtarja që i ka rënë dosja është tërhequr në një rast tjetër kur unë kam qenë prapë i kallxuar nga një përfaqësues tjetër i PS, në mos gabohem nga kryetari i Qarkut të Kukës, i akuzuar për prostitucion dhe është fituar si gjyq nga ana ime. Kam shumë gjyqe që i kam fituar edhe procedurialisht, por sot e mbajmë çështjen tek arsyet themelore se përse jemi në protestë.

Situata është se nuk ka asnjë të arrestuar nga personat e kapur në falsifikim në përgjimet e prokurorisë, por ka një akuzë qesharake për mua që kam denoncuar dhe për Jetmir Olldashin që ka investiguar si rast.

Jo vetëm që nuk trembem as nuk frikësohem, larg qoftë të kem frikë nga Rama.

Unë nuk kam frikë nga asgjë.

Frika më e madhe e imja është që të kem ndonjëherë frikë aq më tepër që nuk mund t’i bëj publike.

Aq më tepër që Edi Rama është sot një dordolec politik që nuk tremb më as sorrat dhe jo më qytetarët të cilët e kanë shkarkuar me masivitetin e protestës, me revoltën e tyre dhe me pakënaqësinë që kanë ndaj qeverisjes.

Pyetje: Z. Salianji, nisur nga provat e depozituara nga Prokuroria nuk keni frikë se Gjykata e Tiranës do t’ju dënojë për kallëzim të rremë?

Ervin Salianji: Jua thash që frika nuk hyn tek ndjesitë e mia. Frika më e madhe e imja është që të kem ndonjëherë frikë për më tepër gjyqe politike jo e jo.

Pa diskutim që e gjithë çështja dhe provat që ka grumbulluar prokuroria do të shërbejnë një ditë që të çojnë në arrest drejtorin e sotëm të Policisë së Fierit Andon Marko, ish drejtorin Albert Nushi, drejtorin e sotëm të Policisë së Shtetit dhe pa dyshim Fatmir Xhafën dhe të gjithë personat e tjerë që janë marrë me këtë çështje.

Jo vetëm që nuk kam frikë, jo vetëm që nuk ka asnjë provë që të implikojë, pasi kjo nuk është as ndonjë çështje për të qenë të frikësuar sepse nuk është as korrupsion as krim, sepse është denoncim dhe denoncime do të bëjmë rast pas rasti sa herë të kemi prova.

Të gjitha çështjet që kemi denoncuar nga Sajmir Tahiri dhe Ilir Beqja që është i larguar sot, tek Fatmir Xhafa që është larguar sot, tek një tufë lukuni minitstrash dhe ish ministrash Elvis Roshi, Vangjush Dako etj, janë provuar si të vërteta.

Me të vërtetën me vete ne protestojmë edhe sot në 18.30 me qytetarët.

2 KOMENTET

Comments are closed.