BallinaAktualitetGazetari i Bild përgënjeshtron Rilindjen: S'jam i blerë nga opozita, paguhem nga...

Gazetari i Bild përgënjeshtron Rilindjen: S’jam i blerë nga opozita, paguhem nga punëdhënësi im

Pas akuzave të deputetes se Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, se artikulli gazetës gjermane Bild është paguar nga opozita, ka reaguar për FaxNews vet gazetari i Bild , Piter Tide. Në një komunikim për gazetaren tonë Edona Haklaj, gazetari shprehet se cdo pjesë e shkrimit është investiguar dhe faktuar nga ai vetë, ndërsa mohon në mënyrë kategorike të jetë paguar nga ndonjë poltikan në Shqipëri për realizimin e atij artikulli.

Mirmbrema Shqipëri. Unë jam gazetari Peter Tiede, gazetar i gazetës Bild që ka shkruar artikullin për vendin tuaj të mrekullueshëm . Dhe për sa i përket akuzave dhe shprehjeve të një zonje të partisë në pushtet se unë jam paguar nga opozita për të bërë këtë artikull, më duhet t’ju sqaroj që jo, unë nuk jam i blere nga ndonje politikan i opozites suaj apo nga ndonje politikan tjeter. Une paguhem nga punedhenesi im sepse e bej punen time , pune te cilen shume gazetare shqiptare nuk mund ta bejne ne menyre te lire dhe jo vetem per shkak te qeverise se i tille ishte shtypi dhe ne qeverine meparshme por per shkak te arsyeve te  ndryshme. Shqiperia eshte nje vend shume i varfer ,Shqiperia eshte nje vend qe ofron shume gjera, por Shqiperia eshte nje vend , I cili eshte ne doren e baroneve te droges dhe jo me kot  ka marre me kohe  pseudonimin “Kolumbia e Europes” (jo nga une tani ), dhe ne në Europen perendimore duhet ta mesojme këtë gjë.

 Une jam angazhuar  per artikullin tim , kam bere atë qe bejne gazetaret ,kam shkruar ate qe kam pare , kam folur me njerez dhe kam siguruar informacione dhe dokumente në baze te cilave kam bere dhe artikullin tim. Artikullin e lire e  pavarur qe nje gazetar normal ne Gjermani, Europe perendimore apo dhe ne vendet e lira dhe demokratike paguhet . Uroj qe dhe koleget e mi shqiptarë te kene te njejten mundesi ,dhe uroj qe populli shqiptar te mos udheheqet me  nga gangsterat,kriminelet , hajdutet apo politikanet e korruptuar. 

, popull i cili ka kaluar nje beteje te madhe qe nga vitet 90 , por dhe me pare dhe cdohere ua  kan thyer shpresat qe do te kene nje demokraci  te vertete . Une e dua vendin tuaj , per mua ai eshte i mrekullueshem dhe ofron shume gjera, ama fatkeqesisht  të gjithë politikanet pa.perjashtim as ata te opozites nuk i ka merituar  populli shqiptar . Pershendetje te perzemerta ne Shqiperi nga Berlini.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular