BallinaShendetVlerat ushqyese të orizit dhe disa sëmundje që trajton

Vlerat ushqyese të orizit dhe disa sëmundje që trajton

spot_img
spot_img

Orizi është baza e ushqimit për më shumë se gjysmën e popullsisë në botë. Por edhe ne shqiptarët në fakt e njohim mirë pasi e kemi përdorur atë rëndom në receta të ndryshme e sidomos në tavë me pulë.

Dietologia klinike Blerina Bombaj shpjegon vlerat që ka orizi, por pa lënë mënjanë edhe pasojat negative që mund të sjellë në disa raste. Orizi bën pjesë në grupin e brumërave dhe ka përqindje të lartë karbohidratesh (sheqeri) të cilat ofrojnë 85% të kalorive të tij.

Kualiteti proteinik është më i lartë se te gruri apo misri. Por cilin tip orizi duhet të zgjedhin njerëzit për konsum, pasi jo të gjitha llojet e orizit i ofrojnë këto të mira?

Janë dy lloje orizi më të përdorur, por pakkush e di se cili është më i shëndetshëm, transmeton mapo.

Sipas dietologes njëri lloj është orizi kaf, të cilit i është hequr vetëm lëvozhga e patretshme dhe i është lënë pjesa e brendshme e saj me ngjyrë kafe. Lënia e kësaj lëvozhge e bën atë shumë më të ushqyeshëm se orizin e bardhë pasi ajo është e pasur në vitamina dhe fibra bimore.

Ndërsa lloji tjetër i orizit është pikërisht ky i bardhi, që është orizi i zakonshëm i pastruar nga lëvozhgat. Ky oriz, sipas dietologes, është shumë i varfër në proteina, në fibra bimore, dhe nuk përmban vitaminë B1, çka do të thotë se nga vlerat ushqyese është shumë më inferior se orizi ngjyrë kaf.

Megjithatë orizi nuk ka vetëm vlera, por mund të shkaktojë edhe sëmundje. Dietologia e nis argumentimin pikërisht nga vitamina B1, e cila ndodhet vetëm në lëvozhgën e orizit. Me zhvillimin e teknologjisë sipas dietologes u bë e mundshme heqja e lëvozhgës së orizit dhe njerëzit filluan të preferonin orizin e bardhe ndaj atij kaf. Ky proces largoi edhe vitaminën B1 ose ndryshe Thiaminen, mangësia e së cilës shkakton një sëmundje të zemrës dhe të sistemit nervor

Këshilla dhe receta

– Mund të konsumoni orizin 2-3 herë në javë, për t’i lënë vend dhe drithërave të tjera në dietën tuaj të përditshme.

– Preferoni orizin kaf ndaj atij të bardhë (përveç rasteve ku orizi përdoret si trajtim për diskomforte intestinale, si diarre etj.).

Orizi për parandalim dhe terapi

Në kohën që shumë pak barna njiheshin për tensionin e lartë, orizi është përdorur si terapi kryesore. Tashmë njihet se vetitë e tij mjekuese qëndronin më tepër në një dietë pa yndyrë, kripë dhe kolesterol, sesa vetë tek orizi. Një rol me të vërtetë terapeutik i orizit është trajtimi i alergjive.

Orizi është joalergjik dhe qumështi i orizit është përdorur për foshnjat që janë alergjike ndaj qumështit të lopës. Edhe proteinat e orizit janë përdorur për formula ushqyese për fëmijë. Orizi është një nga ushqimet kryesore të një diete që trajton diarretë e shkaqeve të ndryshme.

Që prej vitit 2010 qarkullojnë lajme se në treg ka hyrë oriz plastik. Fillimisht nuk bëhet fjalë për oriz të bërë ekzaktësisht nga plastika por për një oriz të një cilësie më të dobët që shitej për një cilësi më të lartë. Bëhet fjalë për Kinën ku nuk është çudi që të ndodhi gjithçka, që prej skandalit të përdorimit të melaminës në qumështin e fëmijëve i cili vrau një numër të konsiderueshëm bebesh për arsye thjesht të uljes së kostos dhe përftimit më të lartë, aq sa melamina në analizat laboratorike maskohej si një proteinë, atëherë nga ky vend çfarë s’mund të presësh.

Për sa i përket orizit plastik nuk është arritur të vërtetohet asgjë. Këto lajme morën dhënë në rrjetet sociale në Afrikë në vitin 2016 kur autoritetet nigeriane konfiskuan një sasi të madhe orizit. Atëherë u aludua se arsyeja e konfiskimit ishte sepse orizi ishte plastik, por në fakt u konkludua se arsyeja ishte kontaminimi i shumtë me baktere.

Në vitin 2017 autoritetet e shtetit Gana ngritën një grup investigimi dhe ftuan të gjithë konsumatorët të çonin mostrat për të cilat kishin dyshim por në to nuk u gjet kurrë oriz plastik. Vlen këtu të përmendet se nëse orizi do të ishte plastik do të kishte një kosto më të lartë. Megjithëse kjo situata u sqarua në internet nuk pushonin videot e prodhimit të një orizi plastik. Videot mund të kenë qenë origjinale, por veprimi ka qenë i inskenuar. Oriz plastik nuk ka.

Rreziku i kontaminimit të orizit me arsenik, një element mjaft toksik i cili gjendet në ushqim në dy forma; arsenik organik dhe ai inorganik, rezulton të jetë edhe më toksiku nga të dyja. Të dy format janë prezentë natyrshëm në ambient, por me ndotjen që njeriu i ka bërë nëpërmjet industrializimit të ambientit ku jetojmë ky element toksik ka gjetur gjithnjë e më shumë rrugën për të hyrë në ushqimin që ne hamë.

Sasitë e konsiderueshëm të arsenikut i gjejmë tek uji, tek prodhimet e detit në formën e tij organike, por ama tek algat dhe tek midhjet, gjendet edhe ne formën toksike inorganike dhe bima apo ushqimi që përthith sasinë më të madhe të arsenikut fatkeqësisht është arseniku.

Por si e gjen arseniku rrugën për të mbërritur deri në ushqimin tonë?

Pesticidet, herbicidet, konservuesit e drurit, fertilizuesit me bazë fosfati, minimi i shkëmbinjve dhe gërryerja e tokës janë burimi kryesor i arsenikut. Duke qenë i tretshëm në ujë arseniku përfundon nën ujërat nëntokësorë dhe nga aty kalon te bimët që mbillen në këto toka. Orizi është një ndër bimët që akumulon më shumë nga gjithë të tjerat arsenik.

Por cilat janë efektet e arsenikut në organizëm?

Ndër to mund të përmendim, bllokim të enëve të gjakut dhe sëmundje të zemrës, diabet, çrregullime neurologjike te fëmijët dhe adoleshentët dhe kancer.

A përbën shqetësim serioz arseniku në oriz?

Padyshim që përbën një shqetësim shumë të madh?

Sidomos për popullata si e jona ku orizin e përdorim më së shpeshti, por edhe për popullata që janë më të ndjeshme siç janë fëmijët ku ushqimet e gatshme për bebe shpeshherë bëhen me bazë orizi. Gjithashtu edhe personat që duan të evitojnë glutenin, duhet të kthehen tek ushqime të cilat janë glutenfree, të cilat zakonisht janë edhe ato me bazë orizi. Sepse orizi nuk përmban gluten.

A vlen ky shqetësim edhe për orizin bio?

Patjetër që po, sepse që një produkt të quhet bio ose organik duhet thjesht që farat të mos jenë gjenetikisht të modifikuara, të rriten në toka të pambjella me produkte të zakonshme, të mos përdoren pesticide, herbicide dhe plehra kimikë. Produktet bio nuk presupozojnë që të kenë një kontroll të tokës nëse ka metale të rënda apo jo. Prandaj toka mund të jetë e kontaminuar me arsenik dhe produktet bio ta përmbajnë atë më së shumti.

A ka disa mënyra se si mund ta ulim përmbajtjen e arsenikut në oriz?

Patjetër që po. Shpëlarja me ujë të bollshëm e orizit përpara se ta gatuajmë mund të eliminojë nga 10-30 % e arsenikut. Lënia në ujë gjithë natën siç bëjmë me fasulen është një mënyrë që mund të evitojë më shumë se 50% e arsenikut.

Zierja me ujë të bollshëm dhe derdhja e tij ashtu sikurse bëjmë me makoranat, është një zgjedhje fantastike për të ulur sasinë e arsenikut. Ndër orizët që qarkullojnë në treg ai që përmban më së shumti është orizi integral. Fatkeqësisht orizi basmati, tai apo jasmin, orizët aromatikë përmbajnë më pak arsenik. Ndërsa produktet që vijnë nga India Veriore, Nepali, Pakistani janë ushqime që përmbajnë paska më pak arsenik.

Nuk po përpiqemi të themi mos hani oriz, por po përpiqemi të themi se larmia është shumë e rëndësishme. Mos e bazoni ushqimin tuaj vetëm në pak lloje ushqimesh, zëvendësoni orizin me drithëra të tjera dhe përdoreni atë më rrallë. Ka plot drithëra të tjera në treg, fatmirësisht, të cilat mund të zëvendësoni orizin sikurse janë; kuinoa, elbi, thekra, tërshëra edhe hikërori.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular