BallinaAktualitetDosja 339/Dako 5 orë te Krimet e Rënda, kreu i FRPD: Dorëzim...

Dosja 339/Dako 5 orë te Krimet e Rënda, kreu i FRPD: Dorëzim i kontrolluar për ta nxjerr të pafajshëm

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur ditën e enjte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku është pyetur në lidhje me atë që quhet “Dosja 339”, me përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

Mësohet se kryebashkiaku i Durrësit është pyetur nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi në cilësinë e personit që ka dijeni, nga ora 15.00 deri në orë 20.00, ndërsa  nuk bëhen të ditura detaje nga dëshmia e tij, për shkak se hetimet janë mjaft sekrete.

Emri i tij për vjedhje të votave në zgjedhjet e vitit 2017, doli pas disa përgjimeve telefonike për operacionin “Vol-Vo 4”, ku Dako u akuzua se ka folur me anëtarë të bandës së Avdylajve në Shijak, ndërsa emri i tij përmendet edhe nga persona të tjerë për blerje votash në Durrë

Postimi i plotë i kryetarit të FRPD-së Belind Kelliçi

Pas dy vjetesh heshtje dhe perpjekjesh per te shkaterruar cdo prove, prokuroria qenka kujtuar me ne fund te therrase akulloren e Rames, Dakon e Nices. Ne fakt nuk ka asgje te re! Eshte i njejti skenar sic beri me Saimir Tahirin! Pas presionit te opozites dhe atij nderkombetar, Rama vendosi ti beje nje dorezim te kontrolluar Dakos, ti hedhe hi syve shqiptareve & nderkombetareve dhe neser ta nxjerre te pafajshem.

Kjo manover deshperuese e Edi Rames mund ti sherbeje vec lajmeve te dites por nuk mund ta ndihmoje ate te zgjase pushtetin e tij. Edi Rama nuk mund te genjeje me askend. Kjo prokurori e kapur eshte thjesht garanci per Ramen, per ti sherbyer krimit, politikaneve te lidhur me krimin dhe te korruptuarve, pra pushtetit te Edi Rames. Pa largimin e Edi Rames nuk mund te kete drejtesi, nuk mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme, nuk mund te kete Shqiperi europiane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular