Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar kandidaturën e Kryetarit të Omonias Dhionisios Alfred Petro Beleri, i regjistruar si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë Himarë, në zgjedhjet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor.
Sipas KQZ vendimi u mor pas verifikimit të deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit. Shkak për këtë është një dënim i formës së prerë i Belerit vite më parë.
Ndërkohë Athina zyrtare ka reaguar pas këtij vendimi.
Në orët e vona të mbrëmjes, Ministria e Jashtme greke thotë se me shqetësim po ndjekim vendimin e KQZ-së që nuk pranoi kandidaturën e Kryetarit të Omonias për Himarën. Sipas saj nuk ka bazë ligjore për këtë refuzim, ndërsa po ndjek zhvillimet.
‘Jemi të gatshëm të mbështesim përfaqësuesit e minoritetit’, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: startnews.news/2019/05/18/reagon-greqia-per-mosregjistrimin-nga-kqz-te-kandidatit-fredi-bejleri/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 64350 additional Information on that Topic: startnews.news/2019/05/18/reagon-greqia-per-mosregjistrimin-nga-kqz-te-kandidatit-fredi-bejleri/ […]
Comments are closed.