BallinaKronikeInterpoli arreston në Berat, kriminelin me 3 emra, arratisur nga drejtësia italiane

Interpoli arreston në Berat, kriminelin me 3 emra, arratisur nga drejtësia italiane

Interpoli ka arritur të zbulojë dhe të arrestojë në Berat një 44-vjeçar me tre emra, që i kishte ikur drejtësisë italiane, e cila e kishte dënuar me 15 vjet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim droge.

I arrestuari quhet Gazmir Polovina ose Gazmend Polovina ose Julian Bebri, 44 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë nga Policia Berat në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar dhe pas kësaj, ai do të dërgohet në Itali, ku gjykata e Milanos në mars të vitit 2013 e ka dënuar me 15 vite burg e ka dënuar për dy veprat penalë të mësipërme.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.Dosja e tij iu kalua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular