BallinaAktualitetBasha: 5 kandidatë të Ramës, grabitës të zgjedhjeve me krimin

Basha: 5 kandidatë të Ramës, grabitës të zgjedhjeve me krimin

Edi Rama nuk ka asnjë shans ti detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetër krim elektoral. Shikoni se çka bërë: 5 kandidatë të njohur publikisht nga listat e tyre janë të pandehur të drejtpërdrejtë të dosjeve hetimore për shitblerjen e votave. Valbona Sako, e dyshuar dhe duhet të ishte e pandehur për vjedhjen e votave me Ymer Lalën në Dibër, njësoj si Agron Malaj, njësoj si Dionis Imeraj, njësoj si Pjerin Ndreu. 4 kandidatë që në fakt duhet të ishin të pandehur, dhe po të kishim drejtësi funksionale dhe të pavarur, duhet të ishin të dënuar për shitblerjen e votës me krimin në zgjedhjet e Dibrës. Kemi edhe kandidatin e Shijakut, i cili sot duhet të ishte para drejtësisë si një nga njerëzit pjesëmarrës me bandën e Avdylajve, në shitblerjen masive të votave në Durrës. Në vend që këta njerëz të jenë para drejtësisë, Edi Rama do të diktojë përsëri zgjedhje me krimin. Do të diktojë përsëri Artur Bushin e krimit në Krujë e Tërmet Peçin e drogës në Tepelenë, e me dhjetëra të tillë anembanë vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular