BallinaAktualitetPaloka: Letrat e Ramës janë lojra, e pamë sot me KQZ-në qëllimin...

Paloka: Letrat e Ramës janë lojra, e pamë sot me KQZ-në qëllimin që ka për manipulimin e zgjedhjeve

spot_img
spot_img

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka ftuar demokratët të marrin pjesë masivisht në protestën e 25 majit që do të mbahet përpara Kryeministrisë, e ka cilësuar si të vetmen rrugën që i ka mbetur opozitës për të kërkuar largimin e Ramës.

Nga rubrika ‘Opinion’ në Neës 24, Paloka ka reagua edhe mbi letrat publike që Rama i ka dërguar Bashës për dialog

“Letrat, Rama i ka një nga ato lojërat e tija të zakonshme që përpiqet t’ju thotë ndërkombëtarëve se unë jam gati për dialog, se shqiptarët e dinë mirë sa është. Me atë që ndodhi sot në KQZ ai e tregoi se çfarë qëllimi ka: Të manipulojë edhe këto zgjedhje, ndonëse pa opozitën”,- tha Paloka.

Paloka tha se rruga që ka zgjedhur opozita nuk vjen prej frikës që kanë nga Reforma në Drejtësi, apo nga ngritja e SPAK, por se opozuita kërkon që këto institucione të jenë të pakapura nga Rama.

‘Janë bërë disa reforma tani, ajo që u nis që e votuam 140 deputetë është edhe ajo qe vazhdoi pastaj nën qeerinë e Ramës. E shihni si kemi ngelur pa gjykata. Kemi qënë ne ata që i kemi kërkuar të ngrihen sa më shpejt këto institucione. Po tani s’ke as reformë as drejtësi. Reforma siç po bëhet është një nga pasojat e këtij individi që drejton sot. I vetmi që e shkatërroi reformën në drejtësi është ai njeri. Ajo reformë sot ka degjeneruar në një pikë të tillë, sa është kapur nga njerëzit e Ramës. Ai vetting i famshëm për dy të bardhë, thotë njëri është i bardhë dhe tjetri i zi, ndërsa për dy të zinj, njëri i zi e tjetri i bardhë. Ne e kemi bërë të qartë që s’mund të ketë dialog me Ramën kryeminisër. Vetëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mendon ai. Nëse është kaq i fuqishëm dhe e do vendin kaq shumë sa thotë, të bëjë gjysmën e asaj që bëri kancelari austriak. Të gjithë ne kërkojmë që të ketë një qeveri teknike, që ti hapë rrugë ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- tha Paloka.

Sa për protestën e së shtunës, Paloka iu dha një mesazh kritikëve të dhunës. Ai tha se po të mos ishte politika në mes, populli do rebelohej akoma edhe më shumë.

“Presim që të shtunën pjesëmarrja të jetë më e madhe se herët e tjera. Është thënë shpesh kontrollohuni, mos bëni dhunë, por kushdo që e thotë le të kuptojë një gjë: Që po të mos ishin partitë protestat do merrnin tjetër rrugë. Qytetarët do shtynin dufin në çfarëdolloj mënyre. Ata që bëjnë thirrje le të kuptojnë që protestuesit janë njerëz që Rama u ka marrë jetën dhe se nuk kanë çfarë humbasin. Jemi ne që i mbajmë ata të mos përshkallëzojnë situatën”,- përfundoi Paloka.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular