BallinaAktualitetRama tallet me gjermanët, u kujton se 30 qershorin nuk e ka...

Rama tallet me gjermanët, u kujton se 30 qershorin nuk e ka në dorë

“U jam shumë falënderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!”.
Ky ishte reagimi i para pak minutave i kryeministrit Edi Rama sa i përket krizës politie që ka mbërthyer vendin për të cilën tashmë janë të shqetësuar dhe miqtë tanë europianë.
Ishte munduar të fshihej në fustanin e ca perëndimoreve në Tiranë duke i përdorur ata si zëdhënës të Partisë Socialiste për të cilët sa herë nuk kishte përgjigjie për ti kthyer opozitës për kërkesat e saj dhe sakandalet që ajo ka artikuluar me prova mjaftohej me citimin: Pyesni ambasadorët!.
Sot që partnerët më të mëdhenjë europian të CDU/CSU përmes një deklaratë e përbashkët të dy deputetëve, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal bënë thirrje që palët në Shqipëri të gjenin dialog, zgjedhjet të shtyheshin sepse ata nuk mund të quheshin demokratike pa opozitën, kjo siç duket e ka kap shah- mat Edi Ramën.
Në vend se ti përgjigjej pozitivisht ftesës Edi Rama thjesht nxjerr kokën, tregon që nuk është për dialog, se e do pushtetin veç për vete.
Në pëgjigjien e kthyer, kuptohet qartë se Rama po tallet me gjermanet…u kujton se 30 qershorin s’e ka ne dore….Pra, refuzon ofertën e tyre. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një tallje kryeministrore për partnerët. Shpresojmë që Rama të mos e këtë seriozisht që veç përplasjes me opozitën po përplaset dhe me partnerët!. Pritet te shihet sa trim do të jetë deri në fund!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular