BallinaAktualitet“S’dorëzohemi përballë kësaj çete”, Spiropali thumbon opozitën

“S’dorëzohemi përballë kësaj çete”, Spiropali thumbon opozitën

spot_img
spot_img

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, nga foltorja e Kuvendit i përcolli sërish këtë të enjte një mesazh të qartë opozitës shqiptare në lidhje me zgjedhjet lokale, të dekretuara për t’u zhvilluar me 30 qershor.

Ajo pohoi mes tjerash se pavarësisht thirrjeve  të opozitës, në 30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen dhe nuk do të këtë asnjë shtyrje. Sipas Spiropalit, opozita nuk ka asnjë qëllim tjetër, por synon që të shkatërrojë Shqipërinë, ndërsa shtoi se kjo maxhorancë nuk do të dorëzohet përballë kërcënimeve të opozitës, e cila është shprehur se nuk do të lejojë zgjedhje në asnjë qendër votimi.

Nuk duan asgjë tjetër, por duan që të shkatërrojnë Shqipërinë. Çfarë bëmë ne? Dolëm nga Parlamenti, qëlluam me molotov ndërtesën e qeverisë? Jo, nuk bëmë asgjë nga këto, por shkuam nga qyteti në qytet, nga fshati në fshat dhe formuan një program, formuam frymën si dhe krijuam një lider”-tha Spiropali.

Ajo iu përgjigj edhe shqetësimit të kreut të shtetit, Ilir Meta, i cili dje vuri në dukje se reforma në drejtësi nuk po shkon sipas parametrave, ndërsa si shqetësim tjetër solli edhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali  shtoi se Gjykata Kushtetuese do të ngrihet brenda muajit korrik, menjëherë pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

“Zgjedhjet do të bëhen dhe ato do të bëhen në 30 qershor dhe asnjë ditë  më vonë, sepse nuk iu ka askush borxh që të marrin peng të ardhëm e fëmijëve tanë. Këta ta harrojnë, sepse nuk kemi ndërmend që të ngremë  duart lart përballë një cete haxhiqamiliste. Kanë thirrur edhe  një protestë tjetër pas disa ditësh dhe i keni dëgjuar thirrjet e tyre.  Në përmendin edhe Gjykatën Kushtetutës, por ajo do të ngrihet brenda korrikut”-shtoi ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular