BallinaAktualitetPërplasje në Sarandë/Deputeti i PS shkon të grabisë pronën, banorët e detyrojnë...

Përplasje në Sarandë/Deputeti i PS shkon të grabisë pronën, banorët e detyrojnë t’ia mbathë me vrap

Deputeti i PS, Alket Hyseni, i përfolur për shumë afera sa i përket pronave në jug të vendit, është përfshirë në një incident në qytetin e Sarandës. Duke përdorur “veglat e tij qorre”, ai ka dashur të përvetësojë një truall në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, por aty ka ndeshur në kundërshtimin e pronarëve prej 25 vjetëve të këtij trualli. Situata ka agravuar në përleshje midis pronarëve realë të truallit dhe personit që prentendonte se ishte pronë e tij, i mbrojtur nga deputeti i PS-Sarandë, Alket Hyseni, i cilli ia ka mbathur me vrap

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri, bazuar në një lajm të “pronews”:

Narkodeputeti i Sarandes nuk ngopet kurre! sb

Sherr në Sarandë, deputeti i PS Alket Hysen ia mbath me vrap

Agai i jugut, deputeti i PS, Alket Hyseni i përfolur për shumë afera të zaptimit të pronave duke përdorur imunitetin e deputetit është përfshirë në një incident në qytetin e Sarandës.

Duke përdorur “veglat e tij qorre”, ai ka dashur të përvetësojë një truall në vendin e quajtur “Kanali i Çukës”, por aty ka ndeshur në kundërshtimin e pronarëve prej 25 vjetëve të këtij trualli. Situata ka agravuar në përleshje midis pronarëve realë të truallit dhe personit që prentendonte se ishte pronë e tij, i mbrojtur nga deputeti i PS-Sarandë, Alket Hyseni, i cilli ia ka mbathur me vrap.

Nuk është hera e pare që ky “ligjvënës” përfshihet në situate të tillë. I kthyer në “Again e Sarandës”, ai dikton çdo emërim, çdo lëvizje, çdo punësim, çdo favor brenda administratës duke mos respektuar ligjin, por duke e bërë vetë atë.

Në ditët në vazhdim do të publikojmë bëmat e këtij deputeti, që me aferat e tij po terrorizon një qytet të tërë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular