BallinaAktualitetVIDEO/Plas sherri mes Markut dhe Bushatit në studio: Edhe m… po t’ju...

VIDEO/Plas sherri mes Markut dhe Bushatit në studio: Edhe m… po t’ju japin, e hani!

Analisti Mark Marku dhe deputeti i PS-së Ervin Bushati janë përplasur ashpër në studion e emisionit “Byro Politike” në Abc News teksa po flisnin për progres raportin e vitit 2019. Marku është shprehur se Rama ka dhënë urdhër që deputetët të festojnë pas rekomandimit për çeljen e negociatave. Por Bushati tha se nuk do të shkonte më në të njëjtën studio me Markun për shkak të gjuhës që ai përdor.

DEBATI

Marku Marku: E shikoni që jetojmë në dy realitete të ndryshme. Është një gazetare që ka 20 vjet e atashuar atje (flitet për Erisa Zykajn në Bruksel).

Ervin Bushati: Mos u merr me integritetin e asaj, shumë e mirë është ajo.

Mark Marku: Juve nuk ju pëlqeu.

Ervin Bushati: Si nuk na pëlqeu. Unë e njoh dhe më pëlqen shumë ku e di?

Mark Marku: Se juve ju jep urdhër Rama dhe kërceni nuk kërcen gjithë bota se ju jep urdhër Rama se jeni deputetë.

Ervin Bushati: Zoti deputet vazhdoni me argument.

Mark Marku: Ju keni festuar vjet do festoni dhe sivjet, më falni, por deputetëve dhe mut po t’ju jepnin e hani ju. Me kështu deputetë jemi që po të jetë ai entuziast ju duhet të jeni entuziast.

Ervin Bushati: Keni qenë vetë deputet është turp të flisni kështu.

Mark Marku: Turp është për ju se ajo gazetarja është në terren dhe nuk punon te televizioni i Edi Ramës. Progres raporti ka qenë dhe vjet. Po tallni menderen me shqiptarët. Sivjet e reja është jo që thotë gazetarja se është në institucionet e BE-së dhe nuk bëjnë gallatë. E dinë që problemi është krimi dhe korrupsioni. Ta kanë thënë të gjitha shtetet. Na thirr ne të katërve në Qershor dhe do e shikoni…

Ervin Bushati: Jo me këtë gjuhë nuk vij. Kemi fëmijë ne që shohim. Nuk e di çfarë eksperience ke pasur te PD-ja, por nuk jemi njësoj.

Mark Marku: Këtu konsiderohet tradhti kombëtare se nuk bëhesh entuziast se Rama ka dhënë urdhër që të festohet. /abcnews

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular